×
  • Kronika
  • Kronika

    Brenda 24 orëve u raportuan 4 raste të dhunë në familje

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familje të lokalizuara në 3 qytete të ndryshme.Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë.Rasti i parë ka të bëjë me një vajzë të mitur nga Prishtina e cila ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj.

    “Prishtinë, 19.03.2021-12:20. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin është njoftuar QSP-ja dhe prokurori.”, thuhet në raportin e policisë.Në rastin e dytë është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti sipas raportimit të policisë ka ushtruar dhunë psiqike ndaj prindit të tij.

    “Prishtinë, 19.03.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

    E një rast tjetër ka ndodhur në qytetin e Prizrenit ku burr e grua kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.Dyshohet se burri ka qenë në ndrikim të alkoolit. Pas tretmanit mjekësor, burri është dërguar në mbajtje kurse gruaja është liruar.“Prizren 19.03.2021 – 00:00. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

    Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar.”, thotë raporti i policisë.Një rast tjetër ka ndodhur në qytetin e Istogut ku një femër ka raportuar në polici për dhunë fizike nga një mashkull i cili është dërguar në mbajtje.“Istog, 18.03.2021-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësore QKMF në Istog. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thotë raporti i policisë.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Kronika18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar. Sipas raportit, me vendim të...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një grua është dhunuar në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se viktima është dërguar për ekzaminime...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kreeejt sytë n’to!! Ky është momenti ideal për të përfituar nga SUPER ofertat. dhe për të kaluar në pakot Supreme apo Premium...
    Sport18 Tetor 2024
    Riccardo Calafiori ka një tatuazh në krahun e tij që thotë “kurrë mos u dorëzo”. Për mbrojtësin 22-vjeçar të Arsenalit dhe Italisë,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zafir Berisha, anëtari i Kryesisë së Nismës, pretendon se ka ndodhur një shpërthim në KEK. Ai ka ironizuar me këtë ngjatje, duke...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood, Missouri të Shteteve të Bashkuara...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.