×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mund të formohet në të njëjtën ditë me Kuvendin, u.d i presidentit legjitim ta dekretojë Kurtin si kryeministër

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Qeveria Kurti mund të formohet në të njëjtën ditë kur konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendin e Kosovës. Më 22 mars, kryetari i Kuvendit, i cili njëkohësisht bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit ka kompetenca të plota ta dekretojë si mandatar për kryeministër, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas Albert Krasniqit nga “Demokracia Plus”, të zgjedhurit e popullit nuk kanë ndonjë rregull kushtetues ose juridik që ia përcakton ta zgjedhin presidentin, para ekzekutivit.

    Krasniqi për KosovaPress thotë se kuorumi për zgjedhjen e presidentit bëhet vetëm në kutitë e votimit. Derisa shpreh mëdyshje rreth arritjes së konsensusit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

    Krasniqi: Nuk ka një rregull se cila duhet të ishte e para, qeveria apo presidenti

    “Janë dy çështje të ndryshme, janë obligime të ndryshme të institucioneve për t’i propozuar emrat për qeverinë dhe për presidentin. Nuk ka një rregull se cila duhet të ishte e para, qeveria apo presidenti. Kjo është në dorën e këtyre institucioneve të vendosin. Mbarë e mirë do të ishte të zgjedhet fillimisht presidenti, për shkak se do jepte një legjitimitet qeverisë për ta propozuar dhe dekretuar kryeministrin e ri. Po ashtu do të kishte një shprehje të vullnetin se nuk po ka tendenca për tu bllokuar çështja e zgjedhjes së presidentin…Menjëherë pas konstiutimi ne të Kuvendin është e hapur nga ai moment mund të zgjedhet qeveria kurdo që ata konsiderojnë se duhet të thirret seanca plenare dhe të votohet për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar”, thotë ai.

    Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë dhe kufizim që ushtruesi i ri i detyrës së presidentit ta bëjë dekretimin e kandidatit për kryeministër.

    Krasniqi: S’ka asnjë pengesë që ushtruesi i detyrës presidentit të bëjë dekretimin e kandidatëve për kryeministër

    “Nuk ka asnjë pengesë që ushtruesi i detyrës (presidentit) të bëjë dekretimin e kandidatëve për kryeministër, është obligim i tyre kushtetues. Ka ndodhur edhe në të kaluarën, Jakup Krasniqi si ushtrues detyre ka dekretuar zotëri Thaçi kandidat për kryeministër. Kjo nuk paraqet ndonjë kompetencë ligjore për kompetencat e ushtruesit të detyrës dhe nuk ka kufizime”, deklaron ai.

    Lidhur me procedurat e votimit të presidentit, Krasniqi bënë të ditur se është kriter kushtetues që të konsumohen dy raundet e para, e më pas të kalohet tek raundi i tretë që nevojitet edhe shumica e thjeshtë prej 61 votave për ta zgjedhur të parin e shtetit.

    Krasniqi: Këto janë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

    “Për të nisur procedurat dhe për të qenë efektive raundet për presidentin, në raundin e parë duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë, as sa është e pragu i nevojshëm për të zgjedhur presidentin dhe të votojë të paktën 80 sosh. Nëse votojnë për, atëherë presidenti zgjedhet në raundin e parë. Nëse nuk zgjedhet, atëherë kalojmë në raundin e dytë, ku prapë kërkohet njëjtë 80 vota të deputetëve të cilët duhet të jenë të pranishëm dhe duhet të votojnë. E nëse asnjëherë nuk merr votat e nevojshme kalohet në raundin e tretë të votimit ku shkohet me dy kandidatët që kanë marrë numrin më të lartë të votave në raundin paraprak. Aty bie edhe kriteri i kuorumit ku është me të paktën 61 deputetë të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë të paktën 61 pro një kandidati për president. Nëse edhe në atë raund nuk i merr asnjë kandidat votat e nevojshme shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhjet e parakohshme…ky është kriter kushtetues, pa i pasur në dy raundet e para të paktën 80 deputetë të pranishëm që votojnë nuk mundet të konsumohet këto raunde për të kaluar në raundet pasuese”, thotë ai.

    Krahas këtyre, Krasniqi thotë se fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë targetuar më shumë votat e deputetëve të LDK-së për ta zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente.

    Siç thotë ai, shihet të ketë një hatër mbetje të LDK-së karshi Osmanit, por lideri i ri dhe gjenerata e re mund mos ta kenë të lehtë qëndrimin edhe në sallë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit.

    Krasniqi: Ka një hatër mbetje të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit

    “Kanë një hatër mbetje karshi qasjes së zonjës Osmani ndaj LDK-së, por janë gjenerata e re e politikanëve mund ta kenë më të lehtë të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë. Për shkak se ata thanë se janë të interesuar të mos bllokojnë institucionet e reja dhe është interes i tyre t’i shmangin zgjedhjet. Ne vazhdimisht po e bëjmë presionin drejtë partive tjera, por ky duhet të shkojë edhe në raport të LVV që të jetë më fleksibilitet në këtë drejtim dhe të shoh kërkesat, ndoshta edhe të arsyeshme të opozitës lidhur me emrin e kandidatit për president”, thotë ai.

    Të hënën është paraparë seanca e konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, derisa nuk dihet a do të hynë në rend dite edhe formimi i Qeverisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 7-vjeçarin Leutrim Ahmeti në përvjetorin e tij të vdekjes më 11 shtator të vitit 1998, i cili...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.