×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KIPRED: Institucionet pa koordinim për t’iu kundërvë përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    KIPRED prezantoi sot raportin e politikave “Kundërvënia operacioneve malinje informative ruse: Kapacitetet dhe koordinimi institucional qeveritar i Kosovës”, ku thuhet se Zyra e Presidentit (ZP), Zyra e Kryeministrit (ZKM), dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), as nuk i kanë kapacitetet themelore, dhe as nuk janë të koordinuara lidhur me kundërvënien ndaj përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës.

    Ky raport i politikave i përkrahur nga Open Information Partnership me seli në Londër, i shqyrton dhe i vlerëson kapacitetet institucionale dhe koordinimin ndër-institucional të institucioneve të Qeverisë së Kosovës për t’i treguar dhe për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative ruse kundër Kosovës.

    “Gjetjet e hulumtimit japin dëshmi të mjaftueshme që institucionet e politikës së jashtme të Kosovës, domethënë Zyra e Presidentit (ZP), Zyra e Kryeministrit (ZKM), dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), as nuk i kanë kapacitetet themelore, dhe as nuk janë të koordinuara lidhur me kundërvënien ndaj përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës. Nga ana tjetër, institucionet e tjera relevante qeveritare, sikurse Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë kapacitete të mjaftueshme që institucioneve të politikës së jashtme të Kosovës t’u japin informatat e nevojshme për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative dhe atyre diplomatike ruse, e që përhapen nga mediat e kontrolluara nga Moska”, thuhet nw komunikatw.

    Forcës për Komunikim Strategjik për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative dhe diplomatike ruse dhe të shteteve të tjera ndaj Kosovës.

    “Për më tepër, ky raport i politikave po ashtu i rekomandon disa masa për bërjen e politikave. Kjo e përfshin përpilimin e strategjisë së re të politikës së jashtme të Kosovës që duhet ta merr parasysh mjedisin bashkëkohor politik ndërkombëtar, dhe posaçërisht politikën e jashtme ruse, dhe Planin e Veprimit për t’iu kundërvënë luftës diplomatike ruse dhe operacioneve të saj malinje informative kundër Kosovës. Së fundi, ky raport i rekomandon disa masa për ndërtimin e kapaciteteve për rritjen e aftësive të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, dhe të institucioneve të tjera relevante qeveritare, si dhe të mediave dhe të shoqërisë civile, lidhur me strategjitë dhe taktikat ruse të dezinformimit, për kundërvënien dezinformimit, dhe për rritjen e njohurive të përgjithshme për historinë politike, ushtarake dhe diplomatike të Rusisë, dhe për ekonominë e saj bashkëkohore, për të qenë në gjendje për t’u marrë me këtë kërcënim në mënyrë profesionale”, thuhet në komunikatë./Front Online/

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.