×
  • Lajme
  • Lajme

    Që nga përhapja e Covid-19, u infektuan 90 % e stafit mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Në Klinikën e Pulmologjisë numri i rasteve të pacientëve me Covid-19 është rritur, derisa prej tyre 70 janë me oksigjeno-terapi. Por, përveç pacientëve në këtë Klinikë 90 % e stafit mjekësor është infektuar që nga fillimi i pandemisë.

    Sipas pulmologut Musa Hoxha, 90 për qind e  stafit të kësaj klinike e kanë tejkaluar infektimin me virus dhe tani po ndihen më të relaksuar sa i përket vazhdimit të punës.

    “Të them të drejtën ne e dimë se për tu menaxhuar një pandemi, duhet të bëhen shumë përgatitje edhe sa i përket aspektit të resurseve humane, stafit mjekësor me stafin infermier dhe stafin mbështetës edhe sa  i përket logjistikës së furnizimit të vazhdueshëm me oksigjen përmes bombolave të gazit po edhe në aspektin e furnizimit me material mbrojtës për covid 19”, thotë Hoxha.

    Edhe përkundër nevojës së trajtimit të pacientëve të infektuar me Covid 19 , me plazmë të gjakut nga pacientë të tjerë të shëruar nga ky virus, thuhet se kjo metodë ende nuk ka filluar në Klinikën e Pulmologjisë.

    “Të them të drejtën në klinikën tonë, jemi klinikë që jemi edhe në diagnostifikimin e rasteve dhe rasteve në pritje, tash kemi edhe raste post covid edhe nuk kemi filluar me dhënien e plazmës “, tha Hoxha.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve të shtrirë nëpër institucione shëndetësore në këtë kohë është rreth 800, por sipas U.D i drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, ky numër nuk tregon se jemi drejt një kolapsi.

    Por ai ka thënë se situata duhet të menaxhohet dhe të mërren masa para se të bëhet vonë.

    “Deri sa jemi nën 1000 mund të themi lirisht se mund të menaxhohet kjo situatë, por edhe përkundër të kësaj që mund të menaxhohet unë kisha bërë thirrje që duhet të merren masa që mos të presim që të futemi në atë zonë kolapsi sa i përket menaxhimit të rasteve dhe të shtruarve në klinika”, tha Hoxha për Front Online.

    Kujtojmë se vetëm sot gjatë 24 orëve shifra e të infektuarve ka arritur në 704 raste dhe janë shënuar 5 vdekje.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është zhdukur në Gjakovë. Policia njofton se një grua ka njoftuar që djali i saj është larguar nga shtëpia më...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik ka rikujtuar sulmin në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001, i...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se në Petrovë të Shtimes një person posedon armë zjarri. I dyshuari, G.H i moshës 32 vjecare, e ka...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Dëshmitarja Violetë Pllana, e cila punon në Doganën e Kosovës, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Mustafe Vitija, Mexhid...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e pati një tronditje të madhe para dy ditësh. Federata e Futbollit njoftoi se, në koordinim me trajnerin Franco...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi. Policia në raport bën të ditur se më pas...
    Opinione10 Shtator 2024
    Në fushatën e saj për të ushtruar dominimin serb në Ballkanin Perëndimor, qeveria Vuçiq po bllokon përparimin e rajonit drejt anëtarësimit në...
    Lifestyle10 Shtator 2024
    Një hamburger me një lëng mund të jetë joshëse për një drekë të shpejtë ose një darkë të rastësishme dhe ju mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.