×
  • Kronika
  • Kronika

    Pas aksionit të Prokurorisë në zyrën e Gjilanit, reagon ATK-ja

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë se ka intervistuar dy zyrtarë të këtij insitucioni, përfshirë edhe drejtorin e këtij insitucioni në Gjilan, shkruan Gazeta Express.

    Sipas ATK-së për një gjë të tillë nuk kanë pranuar informacione zyrtare nga institucionet e ligjit, teksa shtojnë se drejtiori i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi aktualisht është në vendin e punës.

    “Bazuar në informacionet e publikuara në media, Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se Drejtori Regjional i ATK-së në Gjilan z.Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka. Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtare nga institucionet e zbatimit të ligjit, në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do të ju informojmë në kohë. ATK siguron opinionin publik se pas njoftimit zyrtar nga organet përkatëse, do të ndërmarr të gjitha veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e ATK-së.

    Se drejtori Qerimi është liruar pas intervistimit, e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themeliore e Gjilanit. Zëdhënsëja e kësaj prokuroririe, Liridona Xheladini ka konfirmuar se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, tëeksa një inspektor i ATK-së është ndaluar.

    “Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Xheladini për Express.

    Ndërsa policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën, ndërkaq lidhur me këtë rast janë kryer hetime në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    “Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Prishtinë pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar-zyrtar të ATK-së, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur me lart”, bën të ditur policia.

    Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, telefona e dokumente zyrtare.

    Njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërkaq tjetri pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia. Express.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje. Të arrestuarit janë bashkëshorti i viktimës dhe...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar babë e djalë në Malishevë, meqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete Me vendim...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Çështja e gjykimit në mungesë është një temë shumë e diskutuar në kontekstin e rastit Banjska. Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar në...
    Vip18 Tetor 2024
    Burim Vatovci djali i Agim Vatovci ka hyrë në BBVK. Ai me të hyrë ka paralajmëruar se do të bëj rrëmujë. Ndërsa edhe e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sot se ka çështje për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nuk pajtohen,...
    Vip18 Tetor 2024
    Marigona dhe Robin Krasniqi sot janë bërë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan me një djalë duke kujtuar se epitetin...
    Sport18 Tetor 2024
    Ultramaratonisti amerikan dhe trajneri i yllit të MMA, David Goggins është nën kritika pasi ndau një video në të cilën një djalë...
    Vip18 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi është bërë pjesë e BBVK-së. Ai tha se karakteristika e tij më e fortë është që ka një “vijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.