×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas publikimit të videos ku shihet vrasja e Adonis Tetaj, vjen reagimi nga avokati i familjes së viktimës

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Babai i Agonis Tetajt ka publikuar një video me pamje të rënda të ngjarjes (që është shpërndarë në rrjete sociale) që ka ndodhur në Deçan dy vjet më parë ku shihet se si i akuzuari Shaban Gogaj kishte qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur të birin e tij i cili ishte duke punuar në kompaninë e dorasit.

    Publikimi i kësaj video është bërë si reagim pasi Prokuroria në Pejë në fjalën përfundimtare, të martën, e ka rikualifikuar veprën penale nga “Vrasje e Rëndë” në “Vrasje nga Pakujdesia”.

    Avokati i familjes Berat Tmava, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se babai i të ndjerit është ndjerë i fyer që është bërë rikualifikimi i lëndës ani pse, sipas tij, provat nuk janë në favor të një veprimi të tillë.

    “Ky ka qenë reagim i familjes së të ndjerit, gjegjësisht babait të të ndjerit. Është ndjerë tej mase i fyer nga ana e Prokurorisë së Shtetit kur e kualifikon veprën penale në atë mënyrë duke pasë parasysh provat të cilat gjenden në dosje të lëndës. Asnjë provë nuk ka ekzistuar që vepra penale të kualifikohet në atë mënyrë. E vërteta kryeneçe është ashtu siç është përshkruar në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë e cila edhe e ka ngritur aktakuzën. Ne konsiderojmë se edhe ndërrimi i prokurorit është bërë pa asnjë arsyetim”.

    “Videoja është fakt që edhe nëse duam ta ndryshojmë nuk mundemi. Ato janë prova jetëgjate që na ndjekin pas. Veprimet e të akuzuarit Shaban Gogaj më së miri i kanë shpjeguar në raportin e tyre ekspertët e balistikës duke përshkruar në detaje rregullat e arta të përdorimit të armës për të cilat ka pasë njohuri i akuzuari. Të dy specialistët kanë arritur te mendimi dhe konstatimi profesional se i pandehuri ka pasë njohuri paraprake lidhur me përdorimin e armës së zjarrit. Specialisti i forenzikës, që është dëgjuar dy herë në shqyrtimet gjyqësore, ka qëndruar në tërësi pranë këtyre opinioneve dhe nuk e ka ndryshuar asnjë germë të vetme”.

    Ai ka thënë se me anë të një parashtrese ka kërkuar nga kryetarja e trupit gjykues që kjo çështje të rigjykohet dhe prokurori i rastit të ndërrohet duke thënë se ky i fundit e ka dëshmuar që është i anshëm.

    “Si guxon një prokuror i cili as nuk e ka ngritur aktakuzën dhe as nuk i ka zbatuar hetimet dhe ka ardhur aty pa asnjë arsyetim dhe në fjalën përfundimtare na vë para aktit të kryer dhe e bën rikualifikimin e veprës penale në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe nenin 350 të Kodit Penal të Kosovës”.

    “Nuk e di arsyen, por ne në shenjë revolte e kemi lëshuar sallën e gjykimit dhe e kemi parë që diçka nuk është në rregull. Nuk do të marrim pjesë as në shpalljen e aktgjykimit – nëse shpallet. Unë i kam shkruar një parashtresë kryetares së trupit gjykues ku kam kërkuar që kjo çështje penale të rigjykohet edhe një herë dhe prokurori i çështjes të ndërrohet nga ky rast, sepse e ka dëshmuar që është i anshëm. Prokurori i rastit, them me plot përgjegjësi, e ka luajtur rolin e avokatit dhe jo të prokurorit siç parashihet me dispozita ligjore”.

    “E kam pranuar një kopje të fjalës përfundimtare të prokurorit të rastit i cili nuk i jep vëmendje të veçantë ekspertizës që pasqyron gjithçka e as videoincizimit, por i bëjnë përshtypje deklaratat e punëtorëve të Gogajve të cilët janë subjektivë se marrin rrogë aty që thonë se kishe ka ndodhur rasti pahiri. Këta dëshmitarë kanë qenë subjektivë të cilëve as prokurori dhe as askush tjetër nuk ka të drejtë t’ua falë besimin”.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Nga “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka folur për Front Online lidhur me kërkesën e deputeti Bekim Haxhiu për tërheqjen...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen e lidhur në Qendrën e Ndërmjetësimit në mes zëvendëskryeministrit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.