×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Parashikimi i motit gjatë kësaj jave sipas Prishtian Weather pritet të jetë i ftohtë me reshje shiu e bore.

    Temperaturat mbeten të ulëta, me tendencë të rënies ditëve të fundjavës.

    Njoftimi i plotë:

    Mbetet ftohtë edhe në ditët në vijim, me vransira të ndryshueshme dhe reshje shiu e bore.

    Në fundjavë më ftohtë, kryesisht vranët, me shi dhe borë.

    17.03.2021 – Në dy ditët e ardhshme mbetet mot i paqëndrueshëm, me vransira të ndryshueshme, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, derisa kohëpaskohe priten edhe kushte për rrebeshe shiu dhe bore, e në vise malore vetëm bore.

    Në fundjavë, kur edhe fillon stina e pranverës, do të kemi mot më dimëror, kryesisht të vranët, e ku priten të reshura bore të përziera edhe me shi orëve të pasdites.

    E ditën e hënë, sipas parashikimeve të fundit temperaturat vazhdojnë trendin e rënies e mund të ketë më shumë reshje bore.

    Moti i paqëndrueshëm dhe dinamik që parashihet në ditët në vijim, do të mundësoj qarkullim të mjaftueshëm ajror, për të mbajtur ndotësit ajror më të shpërndarë, që ndikon në indeksin e cilësisë së ajrit të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Të premten mund të ketë periudha më të gjata të qetësisë, me ç’rast cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kalon në vlera të dobëta, por kryesisht orëve të mbrëmjes.

    18.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe priten rrebeshe të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi. Në vise kodrinoro-malore vetëm rrebeshe bore.

    19.03 – Vransira dhe intervale me diell, e mbetet ftohtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bore. Në vise kodrinoro-malore rrebeshe bore.

    20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me të reshura bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi. Nga Dukagjini priten reshje shiu, derisa në vise kodrinor-malore vetëm bore.

    21.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Paradite pa të reshura, e pasdite sërish fillojnë të reshura shiu, e më pas edhe bore.

    22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, e nga Dukagjini edhe me të reshura shiu.

    Temperaturat mbeten të ulëta, me tendencë të rënies ditëve të fundjavës. Minimalet do të luhaten nga -2C deri 0C, e maksimalet nga 6C ditëve në vijim, në fundjavë zbresin edhe në 4C, e ditën e hënë deri në 1C.

    Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga kryesisht nga krahu verior 4-11m/s.
    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale, e në fundjavë në rënie.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.