Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott përmes një postimi në facebook ka njoftuar se mëngjesin e të mërkurës është takuar me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Abbot tha se gjatë takimit kanë diskutuar për planet e Abdixhikut, si dhe për të ardhmen e LDK-së, shkruan Front Online.
“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia me kafe këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, shkroi ai.
Kujtojmë se Abdixhiku sot në ora 14:00 do të takohet me deputetët e zgjedhur të partisë së tij, në të cilin temë e diskutimit do të jetë konstituimi i institucioneve, ndërkaq takimi me deputetët po mbahet dy ditë para takimit që është paralajmëruar se do të mbahet me U.D të Presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti.