Rastet kur personat në vendin tonë po zhduken, po rriten thuajse çdo ditë.
Një person së fundmi është zhdukur në qytetin e Prizrenit.
Një grua ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer.
“Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se rasti po vazhdon të hetohet.