×
  • Lajme
  • Lajme

    “Brenda tre-katër vjetësh LDK do të jetë më e fortë, i duhet skenës politike”

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, e ka vlerësuar si korrektësi nga ana e kryetarit të ri të partisë, Lumir Abdixhiku, konfirmimin se nuk do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e tetorit.

    “Ai nuk do të jetë kandidat për Prishtinën sepse synim i tij është fuqizimi i LDK-së dhe kthimi i saj në vendin e merituar. Besoj që sot ka qenë konkret kryetari Abdixhiku me këtë çështje dhe normal që primare për të do të jetë rritja e LDK-së”, është shprehur Kamberi, njofton Klan Kosova.

    “Nuk bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër, besoj që brenda tre-katër vjetësh LDK do të jetë shumë me e fortë se ç’është tash. Do të ketë shumë punë në terren sepse zgjedhjet e fundit kanë treguar dobësitë e LDK-së. Skenës politike i duhet një LDK e fortë”.

    Kamberi ka thënë në Edicionin Special se kuvendi zgjedhor i së dielës ka qenë mesazh i qartë për unitetin brenda partisë.

    “Kuvendi i së dielës ka konfirmuar edhe një herë se LDK në proceset e saj ka një kulturë e madhe. Pas zgjedhjes së kryetarit e kanë konfirmuar këtë edhe kundërkandidatët, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, që e kanë uruar. Tashmë po i shohim nëpër të gjitha aktivitetet bashkë”, ka shtuar ai, duke treguar se vota e tij ka qenë për Abdixhikun për Kryetar të LDK-së.

    Kamberi ka konfirmuar se në kuvendin e së dielës LDK ka krijuar një grup këshillëdhënës, në të cilin janë pjesë dy ish kryetarët e kësaj partie, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.