Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se procesi zgjedhor në të cilin është zgjedhur kryetar i kësaj partie ka qenë mjaftë i mirë.
Ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë edhe më të hapura.
“Kuvendi i 14 marsit ka qenë vullnet i lirë i tyre. Qëndroj prapa kërkesës për ndryshim të domosdoshëm, duke hapur një faqe të re. Duhet të shikojmë si të zgjidhen problemet dhe po ashtu jam zotuar se s’do të ketë pazare sepse të tillat s’do të ndihmojnë”, ka thënë Abdixhiku në T7, shkruan Front Online.
Ai ka treguar edhe arsyet se perse iu ka futur garës për kryetar të LDK-së.
“Në momentin e parë që është dhënë dorëheqja unë kam ndarë mendjen për të ndarë konsultat për të parë gadishmërinë. Kjo detyrë është dhënë sepse po bëhem kryetari i katërt i partisë më të madhe në vend. Gjendja në të cilën është LDK-ja nuk është gjendje e mirë”, ka shtuar Abdixhiku.
Abdixhiku ka deklaruar se vet vëmendja e ditës së Kuvendit tregon se sa ka sentiment për LDK-në në Kosovë./Front Online/