×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A duhet të mbyllet Kosova? Këto janë rekomandimet e Ministrisë, infektologut dhe qytetarëve

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Vala e tretë e Covid-19 ka përfshirë pothuajse gjithë botën.

    Numër i madh i infektimeve është regjistruar ditëve të fundit edhe në Kosovë.

    Pavarësisht, rritjes së numrit të të infektuarve me virusin vdekjeprurës, institucionet e vendit nuk kanë paraparë mundësinë për mbyllje totale të vendit.

    Ajo që është diskutuar sot është mundësia për ndërprerje të mësimit nga 22 marsi që më pas të rishikohet gjendja.

    As Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete nëse vendi do të shkojë në mbyllje derisa nuk ka nisuar as vaksinimi anti-Covid.

    Në një përgjigje për Front Online, ata kanë thënë se nuk ka rritje të numrit të rasteve .

    “Sot shkalla e përqindjes e rasteve pozitive është 15.1, shume me e vogël se gjate muajve të verës dhe në nëntor 2020”, thuhet ndër tjera në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Megjithatë, shumica e shteteve fqinje, përkundër se kanë shënuar progres të madh me vaksinimin e qytetarëve kanë filluar me masat e mbylljes. Serbia, e cila është liderë për vaksinim në rajon por edhe më gjerë, prej nesër ka lejuar të punojnë vetëm barnatoret, pompat e derivateve dhe lokalet ushqimore, gjithçka tjetër për disa ditë do të jetë e mbyllur. Njejtë pritet të veprojnë edhe disa shtete tjera fqinje.

    Por, dikush fajin për rritjen e numrit të rasteve po ia hedhë qeveritarëve dhe fushatës zgjedhore.

    Tolaj: Respektim të masave, jo mbyllje

    Ani pse rastet janë në rritje, ndryshimin e masave dhe mbylljen nuk po e sheh të duhur infektologu Ilir Tolaj.

    “Ne aktualisht jemi në fazën e tretë, dhe kjo valë e tretë për Kosovën është pasojë e drejtpërdrejtë e fushatës parazgjedhore e cila ishte plotësisht e dezorganizuar në kuptimin e mosrespektimit të masave anti-covid. Me këtë numër në qoftë se ky trend vazhdon, në qoftë se nuk kemi një rritje të mëtejme ekstreme unë nuk rekomandoj masa të reja shtrënguese, ndoshta këshilla ime si profesionist do të duhej të ishte respektimi i masave ekzistuese ndoshta kufizimi i këtyre vendeve, ku po takohen shumë njerëz në të njëjtën kohë, siç janë klubet  natës, muzika e gjallë, ose në përgjithësi në kafeteri ku nuk po respektohet kjo masë”, tha ai për Front Online.

     A duhet ta marrin kosovarët vaksinën e AstraZeneca-s, flet infektologu Tolaj

    E derisa foli për vaksinimin dhe pezullimin e vaksinës Astra Zeneca, Tolaj tha se Kosova nuk duhet të veproj ngjashëm me vendet të cilat po e refuzojnë këtë vaksinë.

    Sipas tij, vaksinimi duhet aplikuar me vullnet të lirë të qytetarëve.

    Tolaj thotë se Kosova ka një përparësi pasi ka një përqindje më të lartë të moshës së re në krahasim me vendet në rajon.

    “Jo nuk rekomandoj që të pezullohet vaksinimi, për dy arsye, së pari vërejtjet në vaksinën Astra Zeneca kanë qenë përpos këtyre rasteve të cilat duhet me pranu që janë jashtëzakonisht të kufizuara në 17 milionë doza të aplikuara, praktikisht janë 40 raste të cilët kanë pasur një mpiksje të gjakut e cila është ndërlidhur me vaksinën, që në përqindje i bie jashtëzakonisht pak, dhe e dyta një vërejtje tjetër që ka qenë niveli i provokimit të imunitetit në veçanti në personat me moshë të shtuar është më e pakte se sa që ishte dashur të jetë”, tha tutje ai për Front Online.

    Në anën tjetër, qytetarët po konsiderojnë se është e panevojshme mbyllja dhe shtrëngimi i masave.

    Ata kërkojnë që masat të respektohen dhe të ketë kujdes më të madh nga qytetarët.

    Gjatë ditës së martë në Kosovë kanë vdekur 8  persona, dhe janë shënuar 553 raste të reja me COVID-19.

     

     

     

     

     

     

     

     

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.