×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë qytet dy shkolla kalojnë në mësim “online”

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Rreth 500 nxënës të SHFMU “Abetarja” në Softaj dhe SHFMU “Arsim Rexhepi” në fshatin Sazli, me vendim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës kanë kaluar në mësim “online”. Kjo si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 brenda këtyre institucioneve shkollore.

    Por, familjet skamnore kanë kërkuar mbështetje nga komuna për t’u siguruar nxënësve pajisje elektronike për ndjekjen e mësimit “online” nga shtëpia.

    Vetëm gjatë javës së fundit së paku dhjetë mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë në këto dy shkolla dhe disa nxënës. Ndërkohë sipas statistikave gjatë dy muajve të fundit gjithsej 35 mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në komunën e Ferizajt.

    Zyrtarët komunalë kanë thënë që gjatë kohës së pandemisë kanë shpërndarë qindra “tabletë” për fëmijët skamnorë në mënyrë që ata ta ndjekin mësimin nga distanca, por ndërkohë janë duke bërë përpjekje që sërish të ndahen edhe disa të tjerë për familjet në nevojë.

    Ismet Balaj, drejtor i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abetarja” në fshatin Softaj, ka thënë për KOHEN se nxënësit që nga fillimi i javës i kanë marrë të gjitha librat nga shkolla dhe po e ndjekin mësimin nga shtëpia, pasi vetëm në fundjavë pesë mësimdhënës janë infektuar me koronavirus.

    Sipas tij, ka pasur edhe shqetësime nga familjet skamnore rreth mungesës së pajisjeve elektronike për ta ndjekur mësimin nga distanca.

    “Përveç mësimdhënësve janë edhe disa nxënës të infektuar, por prindërit e tyre nuk kanë treguar. Kemi pasur raste kur familjarët kanë rezultuar të infektuar me Covid19, por fëmijët nuk i kanë ndalur nga shkolla. Ndërkohë IKSHPK-ja e ka parë të arsyeshme që shkolla të mbyllet. Sa u përket pajisjeve ka familje që i kanë nga 3-4 fëmijë dhe e kanë vetëm një pajisje për ta ndjekur mësimin, ndërkohë i kemi sugjeruar mësimdhënësit se në ato raste të përshtatet orari i mësimit”, ka thënë Balaj.

    Ndërkohë shqetësime rreth mungesës së pajisjeve elektronike për ta ndjekur mësimin nga distanca, ka shprehur edhe prindërit nga ky fshat.

    Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se janë duke krijuar kushte për të gjithë nxënësit në mënyrë që mësimin nga distanca ta ndjekin me rregull.

    “Përkundër numrit të madh të të infektuarve, procesi mësimor ka vazhduar deri tash pa telashe, pra ka pasur raste individuale të të infektuarve te mësimdhënësit dhe nxënësit, por që kemi arritur ta bëjmë zëvendësimin e tyre. Por, fatkeqësisht që nga fillimi i javës kemi marrë një e-mail nga IKSHPK-ja për t’i mbyllur këto dy shkolla dhe sistemi i mësimit të kalon ‘online’, kjo për shkak të infektimit të disa mësimdhënësve dhe nxënësve me Covid19”, ka thënë Llabjani.

    Sipas tij, gjatë dy muajve të fundit janë testuar 125 mësimdhënës, prej tyre 35 kanë rezultuar pozitivë.

    “Në takimin e fundit me ministrinë ne kemi kërkuar që të rritet minutazhi i orëve. Megjithatë ne e kemi një udhëzues që kohëzgjatja e orëve të mësimit nuk duhet të rritet për shkak të gjendjes së pandemisë”, ka thënë Llabjani.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”. Në...
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.