×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla i reagon ashpër ish-bashkëpartiakut: Për keqardhje hyrja e Petkoviqit në Kosovë

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi që kjo ministri tashmë nën udhëheqjen e Besnik Tahirit, i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë , Drejtorit të Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.

    Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Haradinaj-Stublla ka shkruar se është për keqardhje se sa me lehtësi kjo ministri i jep leje Petkoviqit, kur dihen shkeljet e njëpasnjëshme të Serbisë kundër Kosovës.

    Ajo ka rënditur edhe disa raste kur Serbia ka bërë shkelje.

    Postimi i saj i plotë:

    NUK KA SOVRANITET ME VENDIME JOSOVRANE

    Është për keqardhje se me sa lehtësi MPJD paska aprovuar lejen për hyrje në Kosovë të të ashtuquajturit Drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, kur dihen tashmë shkeljet e njëpasnjëshme të Serbisë bërë në vazhdimësi kundër Kosovës, e sidomos muajve të fundit pa dhënë asnjë përgjegjësi:

    1. Mbajtja në arrest ilegal të dy qytetarëve tanë të arrestuar në kufi;
    2. Kontrabandimi kriminal i vaksinave të dyshimta në territorin e Kosovës;
    3. Mohimi e mbrojtja me krenari e krimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë;
    4. Përdorimi i gjuhës shqiptarofobe e fashiste ndaj shqiptarëve;
    5. Mirëmbajtja e strukturave paralele në disa pjesë të Kosovës;
    6. Shkelja e secilës marrëveshje të nënshkruar me Kosovën;
    7. Presioni e shantazhi mbi serbët e mire-integruar në Kosovë;
    8. Interferimi dhe shantazhi në institucionet e RKS nga veglat e Vuçiqit;
    9. Kampanja e tmerrshme për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë;
    10. Deklaratat e vazhdueshme politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës…etj.

    Edhe 22 vjet pas lufte, nuk po mbushemi mend që të respektojmë veten dhe dinjitetin tonë, pa lejuar nëpërkëmbjen nga të tjerët.

    PSE?!/Front Online/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé”, ish-deputeti Daut Haradinaj ndau me publikun një moment emocional, duke folur për dhimbjen që ndjen nga humbja e familjarëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës ka vizituar tregun e gjelbër në Prishtinë, ku bisedoi me tregtarët për sfidat dhe...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënëse gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur diskutime jo të lehta për Kosovën, duke thënë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të...
    Sport27 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës në futboll vjen të shtunën me dy ndeshje në kuadër të Javës së shtatë. Dukagjini i Klinës e pret...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.