Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur gjatë ditës së është propozuar që mësimi të mbahet online për dy javë, nga data 22 mars e tutje.
Mirëpo, një gjë e tillë po kundërshtohet nga njohësit e çështjeve të arsimit.
Arbër Ymeri, ekspert i arsimit, ka thënë se mësimi online nuk ofron cilësinë e duhur dhe se sipas tij, nuk ka kuadro të mjaftueshme të përgatitura për këtë mënyrë mësimi.
Sipas Ymerit, problematikë shtesë, kryesore nga mësimi online mbetet gjithëpërfshirja e grupeve të margjinalizuara për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për ndjekjen e klasave.
“Mësimi online nuk ofron cilësinë e duhur dhe nuk ka kuadro të mjaftueshme të përgatitura për këtë mënyrë mësimi. Mësimi online në kushte siç jemi ne, nuk garanton mbarëvajtje të duhur e as cilësi. Problematikë shtesë, kryesore nga mësimi online mbetet gjithëpërfshirja e grupeve të margjinalizuara për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për ndjekjen e klasave. Mendoj që mësimi duhet të vazhdohet nëpër shkolla, mirëpo, duke respektuar masat anti-covid. Çdo alternativë tjetër është improvizim”, ka thënë Ymeri për Gazeta Blic.