×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Më 17 mars del kontingjenti i vaksinave i prodhuar për Kosovën

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se më 17 mars del kontingjenti i vaksinave i prodhuar për Kosovën.

    Ai tha se nesër do të fillojnë përgatitjet për Qendrën e Vaksinimit e cila do të jetë në sallën “1 tetori”.

    “Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla “1 tetori”.Të shohim ju kemi afruar datës për ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave. Më datën 17 del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, tha ai.

    Zemaj shtoi tutje se “Komunikimi me prodhuesit për blerjen aktive është i vazhdueshëm dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në gjetjen e një rruge ma të mirë për përfundimin e këtij procesi”.

    Gjithashtu, ai ka komentuar thirrjen për vaksinimin e mjekëve nga Kosova të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

    Zemaj në Klan Kosova tha se kjo thirrje është bërë nga shteti shqiptar në formën humanitare.

    Ai theksoi se sipas konfirmimin zyrtar nga ana e homologes së tij shqiptare Ogerta Manastirliu, janë 50 vaksina për profesionistët shëndetësor kosovarë.

    “Jo nuk ka shkresë zyrtare. Ne kemi qenë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë, me ministrat e Shëndetësisë së rajonit, në këtë aspekt edhe ministrin e Shëndetësisë së Shqipërisë. Ka dy-tri ditë që na janë adresuar me një kërkesë humanitare që ne mund t’i dërgojmë në Kukës për vaksinim disa mjekë apo profesionistë shëndetësor që janë në përballje direkt me pandeminë COVID-19. Sigurisht që në aspektin humanitar ne e çmojmë. Tani është ofruar edhe data e ardhjes së vaksinave. Unë i shpreh falënderime e mia”, tha ai.

    “Jo, unë ju kisha lut që gjërat të shikohen në aspektin e komunikimit zyrtar. Duhet të merrni informacione. Më vjen mirë që edhe ju keni shprehur interesim. Edhe kjo logjikë që menjëherë të mendohet negativisht, reagimet që i dëgjova edhe nga Federata”.

    “Unë si ministër i jam drejtuar Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar që ta bëjnë një listë të mjekëve që duan të shkojnë të vaksinohen. Vaksinat e ofruara janë diku për 50 persona”.

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë shtoi se vaksinimi i popullatës së Kosovë bëhet sipas prioriteteve, por se ky proces mbetet vullnetar.

    “Ne i kemi prioritetet. Edhe në Kosovë vaksinimi është në bazë të prioriteteve por në aspektin vullnetar. Pra, vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Popullata prioritare pikë së pari janë punëtorët shëndetësorë, punëtorët social dhe popullata që është e njohur me sëmundje kronike”.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Ministria e Arsimit po e shet për risi “paaftësinë e menaxhimin” me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë. Ai tha se për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar...
    Sport12 Shtator 2024
    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë u bë temë debati në javët e fundit për shkak të gjendjes së saj të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.