×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku ua dërgon nga një letër Osmanit dhe Kurtit, shprehet i gatshëm të takohet të premten me ta

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka dërguar nga një letër ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Gazeta Express mëson se në letër, Abdixhiku ka shprehur gatishmërinë që të premten të takohet me Osmanin dhe Kurtin.

    Dje, pasi u zgjdoh kryetar i LDK-së, Abdixhiku tha se për shkak të rrethanave nuk mund të takohej sot me Osmanin dhe Kurtin, por propozoi të premten si datë për takim. Ai i falenderoi të dy për ftesën, ndërsa tha kjo është qasja se si duhet të sillen.

    “Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, tha dje Abdixhiku

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.