×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 10 milionë eurove për Ministrinë e Shëndetësisë.

    Ai shtoi duke thënë se lajm i mirë është mbështetja financiare që do t’i ofrohet personelit shëndetësor dhe atij teknik, shkruan Front Online.

    Postimi i plotë;

    Dy lajme të mira. Personeli shëndetësor dhe teknik i cili ka qenë i angazhuar për menaxhimin e pandemisë, do të përfitojnë edhe mbështetje financiare.

    Kjo u bë e mundur sot nga vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milion eurove, të cilat mjete po ashtu do të dedikohen edhe për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.

    Falënderoj edhe një herë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.

    Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se diskutimeve që ka pasur me kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit. Kurti ishte bashkë me...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, i cili...
    Lajme17 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur homologut të tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, duke...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme`, i cili u...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Tetë persona kanë vdekur e mbi 2 mijë e 750 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të njëkohshëm të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Albin Kurti lejen për testimin e Urës së Ibrit e ka...
    Lajme17 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adoleshentëve private, duke kufizuar qasjen e të tjerëve në përmbajtjen e këtyre llogarive....
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 9 shkurtit, kryetari i LDK-së si kryeministër i vendit do ta rris koeficientin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.