×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Abdixhiku: Po presim konfirmimin e VV-së për takimin e së premtes

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Në ditën e parë të punës së tij si kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    Nga aty, Abdixhiku deklaroi se për takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin janë në pritje të konfirmimit nga këta të fundit për t’u takuar të premten.

    “Siç kam deklaruar dje, po presim për konfirmimin e takimit të së premtes, ditën e propozuar nga ne. Meqenëse gjatë kësaj jave do të jemi në proces të konsituimit të organeve. Do të jemi konstituiv në frymën themeltare të LDK-së, përfshirë edhe të presidentit Rugova dhe secilit veprimtarë të LDK-së që kontriubon në mirëmbajtjen e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin dhe dëmtimin e tyre… Ne do t’i dërgojmë edhe zyrtarisht një letër të shkruar siç e kemi marrë letrën sot. Propozimi jonë është për ditën e premte këtë javë”, tha ai.

    Ai tha se e ka nisur ditën me homazhe tek varri i presidentit Rugova për të nderuar jo vetëm kryetarin e parë të LDK-së, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës, teksa shtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të kultivojnë idetë tradicionale të këtij subjekti.

    “Nga këtu dërgojmë mesazhin se idetë tradicionale të LDK-së mbesin ide të kohës, të përhershme edhe në këtë pjesë tonën. Ndjehemi krenar për punët që na themelimi e deri më sot. E kaluara jonë është e kaluar me të cilën mburremi por ajo sot s’na mjafton. E ardhmja ndërtohet duke respektuar të shkuarën por duke iu dhënë përgjigje çështjeve që janë emergjente për Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Ai bëri të ditur se gjatë ditëve në vijim do të vizitojë edhe Prekazin.

    Abdixhiku dje është zgjedhur kryetar i LDK-së. Ndërsa pas marrjes së mandatit ka deklaruar se për shkak të konsolidimit të udhëheqësisë së re të partisë me Lëvizjen Vetëvendosje është i gatshëm të takohet të premten, më 19 mars.

     

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/191604989063404

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë, ku tregon se në programin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës të Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të...
    Sport27 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës në futboll vjen të shtunën me dy ndeshje në kuadër të Javës së shtatë. Dukagjini i Klinës e pret...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.