×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova hap ambasadën në Jerusalem

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

    MPJD ka njoftuar se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

    “Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem. Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPDJ-së.

    Komunikata e plotë

    Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe Zotimit të Qeverisë së Kosovës ndaj Qeverisë izraelite dhe Administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju njofton se tashmë është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem.

    Gjatë ceremonisë së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më datën 1 shkurt 2021, Ministri i Jashtëm i Shtetit të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi bëri zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

    Në pamundësi për të qenë prezentë në Jeruzalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që Pllakën e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

    Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për furnizimin e shkollave në komunat Obiliq...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bashkë me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer, kanë qenë sot në njërën nga...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë dje në Konferencën e FSK-së të titulluar “FSK dhe Partnerët 2024”. Hargreaves tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”), ku i është...
    Sport03 Tetor 2024
    Lille mbrëmë e mposhti Real Madridin në xhiron e dytë të Champions League. Protagonisti kryesor i takimit ishte futbollisti i Kosovës, Edon...
    Kronika03 Tetor 2024
    Një rast i rëndë dhunimi ndaj një të miture, i raportuar më 26 shtator 2024 në Suharekë, ka çuar në arrestimin e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar tri projektligje, në mbledhjen e radhës. Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri...
    Lajme03 Tetor 2024
    Aksioni i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ishte paraparë që të mbahej në përkrahje të punëtoreve teknike të Kuvendit...
    Lajme03 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka deklaruar se marrja e vizave i ka zgjatur jetëgjatësinë Qeverisë së Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.