×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot festohet Dita e Verës

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Sot në Shqipëri kremtohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Kryeqendra e kësaj feste është Elbasani, ndërsa shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

    Një festë pagane, shumë më e hershme se krishterimi është festimi i Ditës së Verës, në të gjithë zonën e Elbasanit por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

    Por në këtë ditë të shënuar e në vitet kur COVID nuk ishte mes nesh, Elbasani kthehej në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon ballokumja.

    Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

    Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.

    Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

    Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

    Në Kosovë, kjo ditë festohet në disa zona, si në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës në malet e Sharrit në komunën e Dragashit.

    Megjithatë, ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë organizime institucionale për festimin e Ditës së Verës, por ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli. Dita e Vërës është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Komunës.

    Pandemia COVID ka bërë që Dita e Verës në dy vitet e fundit të mos festohet si dikur dhe të organizohen aktivitete siç është traditë.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Dy vëllezërit që dyshohet për plagosjen e një personi në Mitrovicë, janë akoma në arrati. Policia njofton se motivet janë të panjohura....
    Lajme06 Tetor 2024
    Një burrë ka raportuar në polici se është ngacmuar vazhdimisht nga një burrë. Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut Sipas viktimës,...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një rast ngacmimi i vazhdueshëm është raportuar në Policinë e Kosovës më 4 tetor 2024. Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Të paktën 18 persona janë vrarë në një sulm izraelit gjatë natës në Xhaminë e Dëshmorëve Al Aksa në Deir el Balah...
    Sport06 Tetor 2024
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti zbuloi se Vinicius Jr ka dhimbje dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët në vijim,...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka “kryer një seri sulmesh në shënjestër” në zonën e kryeqytetit të Libanit Bejrut gjatë natës. Ajo...
    Lajme06 Tetor 2024
    Sot pritet të mbahet dita e pestë e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për fëmijë. Ngjarja pritet të...
    Lajme06 Tetor 2024
    Pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, drejtues të subjekteve politike opozitare kanë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Vetëvendosja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Ajo pritet të nis nga ora 10:30 dhe zgjat deri në 20:30. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.