×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Vota e përgjegjshme e qytetarëve ia dha drejtim të ri politik atdheut tonë

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme.

    Konjufca ka shkruar në Facebook se vota e përgjegjshme e qytetarëve ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë.

    “Ne e lamë pas një vit të vështirë. Bota u pllakos nga një pandemi e pazakontë. Jetët tona ndryshuan rrënjësisht. Ekonomia në çdo cep të globit u godit rëndë. Në të njëjtën kohë, përkundër kësaj fatkeqësie, qytetarët tanë ishin plot shpresë për shkak se më 3 shkurt 2020 u zgjedh një qeveri e shumëpritur. Ama qe veprim fort i paskrupullt rrëzimi i qeverisë Kurti mu në mes të pandemisë, veç 50 ditë pasi e filloi punën e mirë. Ishte rast i pashembullt kur lufta për pushtet kalon çdo kufi e imagjinatë dhe nuk e ka as respektin minimal njerëzor për shëndetin publik. Kjo luftë për pushtet shkoi aq larg sa që shtetit tonë ia dha njollën më të pamendueshme të turpit: një qeveri të paligjshme për herë të parë në historinë e Kosovës. Prandaj ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme. I falënderoj nga zemra dhe me respekt të thellë të gjithë qytetarët e vendit tim për sjelljen e lartë demokratike dhe ndryshimin e madh që e sollën përmes zgjedhjeve të lira. Vota juaj e përgjegjshme ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë. Na priftë e mbara!

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Drenasit të enjten ka vendosur t’i japë në shfrytëzim 51 prona komunale për 99 vjet pavarësisht kundërshtimeve të opozitës...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë...
    Të tjera
    Sport19 Shtator 2024
    Erling Haaland e ka lëshuar mundësinë ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos për arritjen më të shpejtë të 100 golave me një...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Është therur me një mjet prerës një 15-vjeçar në një shkollë në Tiranë. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se kjo...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simboklik të mbajtur pran Urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme...
    Lajme19 Shtator 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, për periudhën janar-gusht 2024, vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro. ATK-ja ka thënë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Aksioni i realizuar mëngjesin e sotëm nga Policia dhe Prokuroria përfundoi me arrestimin e katër të dyshuarve për ‘fajde’ dhe ‘organizim të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.