×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Nëse fitoj, do t’ua ofrojë pozitat e nënkryetarëve Hazirit, Abdixhikut e Besian Mustafës

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi humbjen më të thellë që nga themelimi i saj.Kjo bëri që kreu i saj, Isa Mustafa, të dorëzojë dorëheqjen duke hapur mundësinë për zgjedhjen e një kryetari të ri.Si asnjëherë më parë, në Kuvendin Zgjedhor – që do të mbahet këtë të diel – në garë për të marrë drejtimin e LDK-së janë katër kandidatë.

    Në mesin e tyre është edhe ushtaraku i karrierës që ishte edhe ndër drejtuesit e operacioneve të UÇK-së në Betejën e Koshares.Anton Quni, tani Ministër në detyrë i Mbrojtjes, po synon që ta marrë drejtimin e partisë më të vjetër në Kosovë.

    Quni, që drejton degën e LDK-së në Prizren, ka dhënë një intervistë për klankosova.tv ku ka folur për synimet e tij.Ai ka thënë se është pikërisht humbja më e thellë në historinë politike të LDK-së që e ka shtyrë të kandidojë për postin e të parit në partinë pjesë e të cilës është nga viti 2010.

    “Unë në kohërat më të vështira, me përkushtimin më të lartë njerëzor dhe profesional si ushtarak, isha në shërbim për lirinë e Kosovës. Sot, në rrethana krejt të reja, kur njëra nga partitë shtetformuese ka shënuar rezultatin më të dobët që nga themelimi i saj, mendoj se përvoja shumëvjeçare, eksperienca dhe qasja korrekte dhe gjithëpërfshirëse në realizimin e shumë proceseve të cilat i kam dëshmuar në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar me kolegët brenda partisë, justifikojnë kandidaturën time”.

    Quni nuk ka treguar se pse duhet të fitojë ai dhe jo Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku ose Besian Mustafa veç se thtoë se secili nga ta ka thënë kontributin e tyre personal dhe profesional në parti dhe në institucione.

    Ama, nëse del fitues në garën e 15 marsit, Anton Quni do t’i ofrojë atyre pozitën e nënkryetarëve.

    “Përvoja dhe kredibiliteti i këtyre kandidatëve janë një vlerë e shtuar në udhëheqjen time eventuale të LDK-së. Sigurisht se eksperienca e tyre është shumë e vlefshme të materializohet përmes strukturave udhëheqëse të partisë, prandaj me kënaqësi do t’iu ofroj pozitat e nënkryetarëve”.

    Quni në këtë intervistë ka folur edhe për Vjosa Osmanin duke thënë se ftesa publike që ai i ka bërë që të kthehet në LDK do të jetë e hapur.

    “Unë tashmë i kam bërë një ftesë publike zonjës Osmani që të kthehet në LDK dhe sigurisht se do të përkushtohem që të rikthej të gjithë anëtarët të cilët për çfarëdo arsye kanë braktisur LDK-në”.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në Facebook, për rezultatet e Qeverisë Kurti. Ai në postim ia bëri...
    Lajme14 Shtator 2024
    Dy tifozë të Prishtinës janë ndaluar nga policia për 48 orë në Suharekë, pas derbit me Ballkanin Arsyeja e këtij ndalimi për...
    Të tjera
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Nxënësit janë duke e mirëpritur qëndrimin gjithëditor në shkollë. Ata thonë se aktivitetet gjatë gjithë ditës janë të ndryshme, edhe pse në...
    Vip14 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Flakën vet ja dhe”. Ky projekt i...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.