×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj reagon pas ceritifikimit të rezultateve

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjithë votuesit e AAK-së, duke shkruar se Aleanca do të vazhdojë të punojë për të mirën e shtetit.

    Postimi i tij i plotë:

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Vendi ynë zhvilloi zgjedhje me standarde të larta demokratike, që ngritën pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Sot u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Falënderoj të gjithë aktivistët dhe strukturat e Aleancës, për punën e vazhduar dhe të palodhur.

    Falënderoj kandidatët tonë, nga vendi e diaspora, shumë prej tyre garues për herë të parë, të rinj e të reja që pasuruan me dijen e tyre organizatën tonë të përbashkët politike.

    Falënderoj veçanërisht, 62.111 votuesit nga Kosova e diaspora, burra e gra që i besuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Ju, që përkundër propagandave të qarqeve të ndryshme me të cilat vazhdimisht u sulmua Aleanca, e që nuk u argumentuan asnjëherë, vazhduat të na besoni, ashtu siç e kthyem besimin tuaj me punë, duke i dhënë vendit Ushtrinë, tapitë e Trepçës, pavarësinë energjetike e shumë të tjera, vazhdoni të besoni në ne.

    Aleanca që gjatë tërë historisë së saj politike, ka dëshmuar konsistencë në temat e interesit nacional, do të vazhdojë njëjtë dhe besimi juaj do të rezultojë edhe me më shumë punë të mira për shtetin tonë dhe të ardhmen e ndritur të tij dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

    Zoti e bekoftë Kosovën!

    RH

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-ministrit gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, është shprehur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.