×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjykatësit e Supremes vazhdojnë të marrin shtesa në kundërshtim me ligjin”

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Ligjshmëria përfitimeve në Gjykatën Supreme të Kosovës”.

    Hulumtuesja e IKD-së, Anesa Hoxha, tha se ky raport është rezultat i monitorimit sistematik të punës së sistemit të drejtësisë në Kosovë që e bën IKD, ku me fokus të veçantë në këtë raport është analizuar çështja e ligjshmërisë së përfitimeve të gjykatësve në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes kompensimit të tyre për angazhime brenda dhe jashtë orarit të punës si dhe aktivitetet jashtë sistemit gjyqësor.

    Autori i këtij raporti, hulumtuesi Lavdim Bajraktari tha se përkundër miratimit të ligjeve shumë të avancuara siç është Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të has në pengesa.

    Sipas tij, edhe pse ky ligj ka përcaktuar ndalesa të qarta për zyrtarët e lartë publik në Kosovë, ku hynë edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme, ata kanë vazhduar që në kundërshtim me ligjin, të realizojnë edhe mijëra euro në emër të shtesave, mëditjeve e kompensimeve, krahas pagës së tyre bazë.

    Gjithashtu, Bajraktari tha se në raste të caktuara nuk janë përfillur as ndalesa të përcaktuara me Kushtetutë, siç është rasti i ndalimit të gjyqtarëve të ushtrojnë detyra në institucione tjera publike jashtë pushtetit gjyqësor.

    Një çështje tjetër që është trajtuar në raport, Bajraktari tha se janë avancimet në Gjykatën Supreme. Ai tha se praktika e ndërtuar në këtë rast, e avancimit të gjyqtarëve nga shkalla e parë direkt në Supreme, pa kaluar fillimisht nga Gjykata e Apelit si shkallë e dytë, lë shije të hidhur në profesionalizmin dhe integritetin e supozuar të sistemit gjyqësor në Kosovë.

    Në fund, Bajraktari tha se edhe mënyra se si një pjesë e gjyqtarëve të Supremes kanë deklaruar të ardhurat e tyre, nuk është në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, i cili ligj kërkon që secila e ardhur të deklarohet sipas shumës, llojit dhe burimit të saj, kurse në praktikë, shumë gjyqtarë të ardhurat i kanë deklaruar pa i ndarë sic e kërkon ligji. Një deklarim i tillë, sipas tij, e bën të pamundur për publikun të identifikojë se sa nga të ardhurat që gjyqtarët kanë pranuar kanë qenë pagë e sa nga to kanë qenë shtesa, mëditje e kompensime tjera.

    Ndërsa hulumtuesi i lartë në IKD, Yll Zekaj, tha se nisur nga gjetjet e këtij raporti, si IKD kanë dalë me disa rekomandime për institucione sikurse, Qeveria, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Agjencia Kundër Korrupsion.

    Zekaj tha se i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës që gjatë plotësim/ndryshimit të kornizës ligjore, të sigurohet që e njëjta të jetë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me dispozitat kushtetuese ku kërkohet që gjyqtari nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion në institucionet shtetërore jashtë gjyqësorit, të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet politik ose ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj.

    Po ashtu, Zekaj tha se i rekomandojnë KGJK-së që në pajtim me obligimet kushtetuese, të sigurohet që gjyqtarët të mos caktohen në mekanizma shtetërorë të cilët cenojnë integritetin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor si dhe i njëjti Këshill, në pajtim me obligimet që dalin nga Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, të sigurohet që gjyqtarët të mos marrin kompensime shtesë gjatë orarit të punës, dhe në raste kur kjo nuk zbatohet mekanizmat e sistemit gjyqësor të iniciojnë procedura disiplinore ndaj gjyqtarëve.

    Lidhur me këtë, Zekaj tha se KGJK-së i kanë rekomanduar që të bëj plotësim/ndryshimet në legjislacionin e saj sekondar ashtu që të ndalojë pagesat shtesë për angazhimin e gjyqtarëve në komisione gjatë orarit të rregullt të punës, në mënyrë që të harmonizohen këto rregulla të brendshme me kornizën ligjore e kushtetuese në Kosovë.

    Po ashtu, ai tha se edhe vet gjyqtarët e Gjykatës Supreme konform dispozitave ligjore, duhet të mos marrin shpërblime shtesë për punët që kryejnë gjatë orarit të rregullt të punës si gjyqtarë, përveç kompensimeve për udhëtim dhe kompensimeve që lidhen me to.

    Ndërsa, Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Zekaj tha se i kanë rekomanduar që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre të mbaj llogaridhënës AKK-në, lidhur me zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.


    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vite e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk...
    Lajme13 Shtator 2024
    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial me Kamala Harrisin përpara zgjedhjeve të nëntorit, raporton BBC...
    Vip13 Shtator 2024
    Prej kohësh përflitej se autorja Olsa Muhameti do të largohej nga “Përputhen” për t’iu bashkuar stafit të “Big Brother VIP Kosova” —...
    Sport13 Shtator 2024
    Futbollisti i cili po lë gjurmë të mëdha në futbollin spanjoll dhe botëror, Lamine Yamal ka thënë se ai asnjëherë nuk dëshiron...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.