×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer pas takimeve me Kurtin, Hotin e Osmanin: Institucionet të formohen pa pengesa

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar detaje nga takimet që dje ka pasur përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin si dhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.

    Në një shkrim që ambasada ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thuhet se në takimet e djeshme Palmer e ka theksuar nevojën urgjente që të formohen institucionet pa pengesa politike.

    “Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë komunikatë.

    Palmer dhe Kosnett në takime të ndara virtuale dje janë takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin që ishte i shoqëruar nga Glauk Konjufca, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

    Të njejtët kanë mbajtur takim edhe me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit që doli si më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ndërkaq, në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Palmer dhe Kosnett kanë mbajtur takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe shefen e stafit të tij në kryeministri, Ardita Dushin.

    https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/5926646080694831

     

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit. Sipas njoftimit...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me kthimin e ligjit nga...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministrin Kurti po e dëmton shkëputja nga elektorati që e ka votuar. Humolli në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.