Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër ish-drejtuesit e partisë së tij, duke thënë se tek këta të fundit ka ekzistuar nje besim për të pasur një parti te besueshme, por jo domosdoshmërisht të madhe, raporton Front Online.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një interviste në “Rubikon”, duke shtuar se gabimi i LDK-së ka qenë prishja e qeverisë “Kurti” në kohë pandemie dhe në nxitimin për t’u bërë menjëherë pjesë e Qeverisë. /Front Online/