×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, arrestohet një person

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.

    Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.

    Sipas tyre personi i cili dyshohet se ka kryer grabitjen është arrestuar dhe i janë sekuestruar disa para dhe një revole.

    “Rreth orës 17:40 është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë. Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të t dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si dhe kanë realizuar një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit. Ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes. Arrestimi i të dyshuarit;  F. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej ti shmangej ndjekjes së policisë. Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj; • Një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe • Një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale”.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Është bërë zbulimi i shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.