×
  • Lajme
  • Lajme

    300 kosovarë janë dëbuar nga Gjermania në vitin e kaluar

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    300 kosovarë janë dëbuar nga Gjermania në vitin 2020.

    Nga 10,800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1 mijë e 6 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë (928) në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania.

    Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar e Majta në Bundestag. Gati një e katërta (2626) e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719, në Maqedoninë e Veriut 404, në Kosovë 300, në Bosnje-Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109.

    Një e pesta të mitur

    Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë të dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur. Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit (234) përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut, më shumë se një të tretën (145): Shifrat e të miturve të kthyer në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: në Kosovë 62, Serbi 227, në Mali të Zi 44, dhe në Bosnje-Hercegovinë 45.

    Mbi 1571 shqiptarë të kthyer në kufi

    Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët (1571), pas rumunëve (1573). Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.

    Kthime vullnetare

    Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë. (Vendet e tjera të BP Serbia: 1228, MV: 1007, Kosova: 654, BH: 508), raporton DW..

    E majta kërkon rregullim të lejes së qëndrimit

    Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të virusit Corona. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë korone. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air. Ulla Jelpke, deputete e Majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.

    Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers, nga IBIS Oldenburg, shkruan se gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajtje me ligjet. Lammers kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbretërojë gjatë fundjavës. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e gjatë ditë maksimalet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,u takua me ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu, me të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Në njëvjetorin e sulmit në Banjskë, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj shtetit...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Joshua është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin IBF në garë e peshave të rënda në boksin profesionist,...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ndër vite, ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u akuzua se gjatë dekadës para çlirimit të vendit e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Sport21 Shtator 2024
    Sigal Prishtina ka fituar në derbin kryeqytetas ndaj Borës me shifrat 96:82 (23:19, 23:15, 26:25, 24:23), në javën e dytë të Superligës....
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.