×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kosova nuk duhet ta rrezikojë njohjen nga Izraeli, për gjithçka do të jemi në koordinim me SHBA-në

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur edhe vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, për të cilën tha se gjithçka do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai sqaroi gjatë emisionit “Përballje” se deklarata e tij për rishqyrtim të vendimit është keqkuptuar.

    “Kjo marrëveshje për Ambasadën në Jerusalem, ka qenë jashtë standardeve si lidhen normal marrëdhëniet diplomatike, kjo ka qenë marrëveshje e kushtëzuar me ambasadë. Njohja ka qenë në shkëmbim të vendosjes së ambasadës nga shteti nikoqirit. Njohja besoj se është shumë e rëndësishme dhe duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë si shtet i Kosovës. Këtë e ka për detyrë diplomacia. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme për ta ruajtur”, u shpreh Konjufca, për Telegrafin.

    Ai tha se konsideron se “me asnjë gjest, me asnjë veprim, Kosova nuk duhet rrezikojë apo ta lëkundë njohjen prej Izraelit”.

    “Natyrisht, kjo do koordinohet me SHBA-të, për gjithçka që kemi. Ajo deklarata që e kam thënë është keqkuptuar absolutisht, në disa raste kemi gazetari jo-profesionale, rishqyrtimi është kur ulesh, edhe e rishqyrton. Por, unë mendoj që Kosova nuk do të hyjë në BE, të paktën deri në vitin 2030, së paku për këtë jam i bindur, është një spostim prej 10 vitesh, i një problemi me të cilin nuk kemi nevojë na me u marrë shumë, në kuptimin e stërhollimeve”, deklaroi Konjufca.

    Ndryshe ai tha se e vlerëson shumë njohjen nga Izraeli dhe është detyrë e diplomacisë kosovare që të ruaj marrëdhëniet me këtë shtet.

    Ai gjatë intervistës foli po ashtu edhe për dialogun me Serbinë, për formimin e qeverisë dhe pozitat ministrore dhe për deklaratat e fundit të ish ndwrmjetwsit amerikan pwr dialogun Richard Grenell.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.