×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu kosovar propozon të kthehen masat rigoroze: Situata me Covid-19 është brengosëse

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Infektologu Hamdi Ramadani, po e vlerëson të rëndë situatën tashmë të krijuar me raste të shumta të të infektuarve me koronavirus në vend.

    Përveç kësaj ai e sheh edhe me shqetësuese gjendjen për faktin se në Kosovë, akoma nuk është siguruar vaksina kundër COVID-19.

    ”Numri i këtyre rasteve po shkon në rritje, kjo favorizon edhe faktin që kemi variantin e ri të COVID-19. Ajo çka është brengosëse për vendin tonë, është se ende nuk kemi mund ta sigurojmë një vaksinë, do të ishte imunizuese, që do ta mbronte qytetarin apo shpëtonte. Nuk e di deri kur do të presim”, tha ai në Klan Kosova.

    ”Nëse vazhdojmë me këtë trend ditëve në vijim, situata do të jetë tejet e ngarkuar dhe e rënduar, pasi numri i të sëmurëve po kërkojnë nga dita në ditë pranimet në reparte, por situata do jetë tejet e rëndë dhe shqetësuese sepse edhe ato kapacitete që kemi do të jenë në limitin e tyre”.

    Për të zbutur këtë situatë alarmante siç e quan ai, njohësi i këtyre sëmundjeve, konsideron që masat më rigoroze antipandemi, do të ishin të një niveli më se të nevojshëm.

    ”Është me rëndësi që masat antiepidemiologjike të jenë më rigoroze, më shtrënguese dhe të jenë më të respektuara nga qytetarët, në të kundërtën të merren masa sanksionuese ndaj atyre që nuk iu nënshtrohen parimeve elementare për luftimin e virusit COVID-19”,shtoi ai.

    ”Maska detyrimisht duhet të përdoret edhe ndaj atyre që e kanë kaluar sëmundjen. Distanca duhet respektuar në përgjithësi. Fillimi i një vaksinimi dhe një imunizimi, do të ishte hap themeltar dhe themelor që të ndalet ky hap i ndaljes së rritjes së rasteve dhe vdekshmërisë”, përfundoi Ramadani.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.