×
  • Lajme
  • Lajme

    Meliza Haradinaj thotë Pal Lekaj se ai ka kërcënuar e shantazhuar

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Meliza Haradinaj ka reaguar sërish pas skandalit të publikuar në media, ku shihet burri i saj duke korruptuar komisionerët për t’ia shtuar votat bashkëshortes së saj.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj-Stublla ka kërkuar rinumërim total të votave.

    Sot në orët e para të mëngjesit, ajo ka ofruar dorëheqjen nga posti i ministres së jashtme në detyrë, me ç’rast në orët e pasditës u zëvendësua nga tashmë ish-bashkëpartiaku i saj, Besnik Tahiri.

    Njoftimi i plotë.RINUMËRIM TOTALKryetoksiku paska ‘vlerësuar’ punën, kontributin, dhe bashkëpunimin me mua, duke thënë se nuk e ka kuptuar saktësisht deklaratën time… e mu për këtë arsye, po ia plotësoj me gjithë qejf dëshirën.

    Nënkryetari ‘i përhershëm dhe i pamposhtur’, i cili trembi e largoi shumë figura të dinjitetshme e kredibile nga strukturat e degës në Gjakovë, dhe nga kryesia qendrore e partisë, vetëm e vetëm për të mos humbur ‘pushtetin’ e tij përbrenda partisë, duke qëndruar me insistim afër kryetarit Haradinaj. Fakt i mirënjohur tashmë që ka shumë të tillë si ky zotëriu përreth aty, nga të gjitha anët, por meqë paska reaguar pa e pyetur kush, si po të ndihej fajtor – po merrem me të, sa për të gjithë.I shokuar nga rezultati i natës së zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve dhe numërimit në Gjakovë, ishte pikërisht ky që tregojnë shumë burime se ‘shantazhoi e kërcënoi’ të gjithë mbështetësit e sinqertë të AAKsë që përkrahën kandidatë të tjerë, specifikisht JO atë dhe rrethin e tij të të panjohurve dhe të sapoaderuarve në listë. I mbajti hermetike rezultatet e Gjakovës për kandidatët e AAK-së për dy ditë rresht, mesiguri që për asnjë arsye të shëndoshë.
    Jam tani mjaft me përvojë – zotëri, dhe vitet që kam përpara, më duhet t’i shpenzoj për të realizuar të vërtetën time, misionin tim, ëndrrën e gjeneratës sime, e jo të vazhdoj të qëndroj e heshtur para ‘kriminaliteteve të shumëllojshme’ të njerëzve si ti e rrethi yt, që kujtoni se jeni të barabartë me mua e mund të vlerësoni punën e kontributin tim që as se kuptoni, as skeni kapacitet intelektual t’a komentoni, e as që keni bashkëpunuar ndonjëherë me mua për të më njohur.
    Të jeni i bindur zotëri, që shpesh mendoj se për nivelin që e keni, i keni shumë mirë punët. Dhe jam e lumtur që mirëqenia ime dhe e familjes sime nuk është varur e nuk varet nga rrethi yt – siç varen disa pseudo portale e disa të ‘sapoaderuar.’ Sepse t’kishte qenë kështu, më kishit lënë në grevë urie derisa t’ju kisha bërë ndonjë favor, apo derisa t’i kisha mbyllë sytë përpara piramidës tuaj të dyshimtë, për mos të thënë kriminale.Të kërkoj falje që e zgjata – zotëri ‘i pamposhtur’ – ndoshta edhe të ka marrë gjumi me lexim deri tash në këtë paragraf. Por jam e obliguar ta këpus vrullin ty e secilit deliranti si ty, që ka vetëbesimin të më reagojë.
    Admirim për guximin. Po e ndal me kaq këtë herë.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.