Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar anëtarësinë se deri tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, Anton Çuni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.
Në njoftim thuhet se ditëve në vijim priten paralajmërime edhe për kandidatura të tjera.Njoftimi i plotë i LDK-së:
Njoftim për publikun:
Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir
Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë.