Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Si pasojë e të shtënave me armë të plagosur kanë mbetur dy persona.
Derisa automjeti që po transportonte paratë e njërës prej bankave në Kosovë, grabitësit kanë ndaluar dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa kamioneta të cilën e kishin përdorur të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e Policisë.