×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët nderojnë veprën e komandantit Adem Jashari

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Pas tri ditë aktivitetesh të shumta, sonte me ndezjen e flakadanëve në Prekaz ka përfunduar manifestimi Epopeja e lavdishme e UÇK-së, në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit të saj legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

    Shënimi i kësaj date të madhe në historinë e kombit shqiptar është mbajtur me një sërë aktivitetesh kulturore-sportive dhe homazhe në nderim të atyre që ranë për të mos vdekur kurrë.

    Qytetarë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare, për tri ditë radhazi kanë ardhur në Prekaz, për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e komandant Adem Jashari dhe familjes së tij në betejën e lavdishme të 5, 6 e 7 marsit 1998.

    Astrit Beka, qytetar i cili kishte ardhur në Prekaz për natën e zjarreve, tha se falë Adem Jasharit dhe UÇK-së populli shqiptar gëzon lirinë sot.

    Beka: Falë Adem Jasharit dhe UÇK-së ne sot gëzojmë lirinë

    “Kjo është shumë me rëndësi se gjatë luftimeve këtu ka ardhur lajmi se ne kërkojmë liri. Këtë e ka bërë Adem Jashari. Ka dhënë shumë për Kosovën dhe falë tyre dhe ushtarëve të UÇK-së jemi ku jemi sot”, tha ai.

    Genc Sabibaj, ish-ushtar i UÇK-së nga Mitrovica, tha se sakrifica e Jasharëve ka motivuar njerëzit për liri, ku sakrifica e tyre po nderohet prej të gjithë shqiptarëve.

    Sabibaj: Kam qenë ushtar në Prekaz

    “Ka rëndësi për gjithë popullin shqiptar, për sakrificën që kanë bërë për vendin, dhe të gjithë këta qytetarë tregojnë se sakrifica e tyre po nderohet, dhe mendoj që do të nderohet sa të ketë shqiptarë në këtë tokë. Edhe unë jam pjesë e UÇK-së, kam qenë në Prekaz ushtar, sigurisht ka ndikuar njerëzit janë mbështetur dhe janë motivuar prej sakrificës së Jasharëve, dhe sot e gëzojmë lirinë”, tha ai.

    Selë Murmullaku, e cila kishte ardhur me familjen e saj për nder të natës së zjarreve, tha se kishte ardhur për të nderuar familjen Jashari.

    Murmullaku: Jasharët flijuan veten që ne sot të jemi të lirë

    “Unë kam ardhur këtu për të nderuar familjen Jashari… Familja e Jasharëve ka rënë dëshmorë për të mbrojtur kombin e tyre që ne sot të jemi të lirë, të flasim të lirë dhe të mund të vijmë në këtë vend të lirë”, tha ajo.

    Në mesin e qytetarëve që morën pjesë në manifestimin Nata e Zjarreve ishte edhe Mirahat Veseli nga Tetova,

    Veseli: 5, 6, 7 mars janë beteja heroike e Jasharëve kundër forcave serbe

    “Nata e zjarreve, 5,6,7 mars janë beteja heroike e Jasharëve kundër forcave serbe, gjithë shqiptarët kudo që janë krenar me veprën e Jasharëve”, tha ai.

    Ndryshe, manifestimi nisi më 5 mars, ku fillimisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore iu kushtua Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

    Po në të njëjtën ditë janë mbajtur seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare, si dhe është mbajtur parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

    6 marsi ka nisur me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ekspozita me fotografi, si dhe ka përfunduar me një akademi përkujtimore në Prishtinë.

    Në ditën e tretë të manifestimit është mbajtur një turnir në shigjetari në Skenderaj dhe një tjetër i shahut në Prishtinë.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    "Përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat...
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ia ka refuzuar ankesën e ish-rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Këshilli Drejtues...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës....
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.