×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhaj: Mësuesit janë heronj të ditëve tona

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me rastin e Ditës së Mësuesit, ka thënë se Republika e Kosovës, liria dhe pavarësia e saj, nuk do të ishin të mundura pa mësuesit dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm përgjatë historisë.

    Hoxhaj ka shkruar në Facebook se misioni i tyre i hershëm për zhdukjen e analfabetizmit dhe më pas organizimi paralel i mësimit shqip në kohën e okupimit serb u bë platforma kombëtare që e ruajti kulturën e popullit tonë nga zhdukja.

    “Mësuesit janë heronj të ditëve tona. Sot, patriotizmi më i madh që mund ta shprehim është edukimi i gjeneratave dhe ndërtimi i një baze të fortë kombëtare e shoqërore përmes arsimimit të mirëfilltë. Jam krenar që një pjesë të madhe të karrierës sime ia kam kushtuar avancimit të arsimit në Kosovë, krijimit të qasjes në shkollim për secilin qytetar të Kosovës dhe lehtësimin e barrierave ekonomike e gjeografike për mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët. Jam mirënjohës dhe i përulem kontributit të jashtëzakonshëm të secilit mësues në Kosovë. Mbështetja për ta duhet të vazhdojë në mënyrë konsistente. Anjëherë nuk është mjaft t’i mbështesim ata që çdo ditë me punën e tyre e ndërtojnë bazën e shoqërisë. Urime 7 Marsi”, ka shkruar ai.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.