×
  • Lajme
  • Lajme

    ​72.500 persona me Covid-19 që nga rastet e para në Kosovë

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u konfirmuan rastet e para, e deri më 6 mars të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 72 mijë e 500 raste me koronavirus.

    Deri më tani janë testuar mostrat 325 mijë e 707 personave të dyshuar për koronavirus, ndërkaq 72 mijë e 500 kanë rezultuar pozitivë.

    Nga ta, janë shëruar 61 mijë e 685, ndërkaq numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me COVID-19 ka shkuar në 1 mijë e 640.

    Numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar rritje, ndërkaq raste aktive janë 9 mijë e 175.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka publikuar raportin 24 orësh rreth gjendjes me koronavirus, ku ka bërë të ditur se nga 3 mijë e 177 mostra të testuara, 592 kanë rezultuar pozitive.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive”, ka bërë të ditur IKSHPK.

    Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e infektimit me koronavirus.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK./Front Online/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.