×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Në fundjavë më ftohtë.  Të shtunën në mëngjes shi dhe borë.  Nga e diela me kthjellime.  Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë-herë edhe me borë.

    Kalimi i një fronti të ftohtë sonte gjatë natës, sjell shkurtimisht të reshura shiu, që orëve të mëngjesit të së shtunës përzien edhe me reshje bore.  Me kalimin e këtij fronti mbi vend depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin ndjeshëm temperaturat në fundjavës, sidomos të dielën në mëngjes.

    Sipas Prishtina Weather nga dita e diel mbi rajon shtrihen fusha anticiklonike që favorizojnë kthjellime, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat maksimale ditën e hënë.  Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vranësirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës.

    Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, e nuk do të mungojnë edhe të reshurat e shiut

    https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3771443566236702

    Cilësia e ajrit pritet të shënojë përmirësim ditën e shtunë, pasi që qarkullimi i mirë ajror shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme dhe mesatare.  Nga e diela mbetet në vlera mesatare, por në raste të qetësisë mund të kaloj më gjatë në vlera të dobëta.

    6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë.  Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore.  Në vise malore borë.  Deri në mesdite reshjet pushojnë.  Në mbrëmje më ftohtë.

    7.03 – Kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

    8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell.  Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

    9.03 – Kryesisht me vranësira.  Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu.  Në vise malore me borë.

    10.03 – Kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.  Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë.  Në vise malore borë.

    Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje.  Më pas me tendencë të rënies.  Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.

    Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë.  Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.

    Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Ish-deputeti Rasim Selmanaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta Xhyke Nimonaj, nëna e dëshmorit Naim Nimonaj. “Është ndarë nga jeta Xhyke...
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-deputeti Rasim Selmanaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta Xhyke Nimonaj, nëna e dëshmorit Naim Nimonaj. “Është ndarë nga jeta Xhyke...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të...
    Lajme01 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar takim me komunat për të diskutuar ecurinë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024). Agjencia e...
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Sport01 Maj 2024
    Pak mund ta kishin parashikuar thrillerin me katër gola mes Bayern Munichut dhe Real Madridit – por kjo është pikërisht ajo që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.