Një aksident zingjiror ka ndodhur në Sllatin, ku të përfshira ishin 7 vetura, shkruan Front Online.
Deri më tani nuk ka persona të lënduar, por si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.
Këtë e ka konfirmuar pë FrontOnline Bajram Krasniqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
“Momentalisht nuk ka të lënduar. Megjithatë, duke u bazuar nga praktikat e kaluara, lëndimet janë paraqitur më vonë, andaj na duhet të presim. Por, nga informacionet momentale që posedojmë, nuk ka asnjë të lënduar”, tha Krasniqi.