×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Kompania fituese e përzgjedhur është një konsorcium kompanish të regjistruara në Zvicër e quajtur “Mabco Construcion”.

    Baza e këtij konsorciumi është kompania e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, “Mebetex”, e cila zotëron 50% të konsorciumit. (Mabetex Group 50%; YDA – Group 48%; 2A Group SH.PK 2%).

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për shtyp.

    Përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kreu i qeverisë thotë se mezi e ka pritur, duke theksuar se ky projekt ka qenë sfida e tij si Kryeministër.

    “E kam pritur këtë ditë, kjo ka qenë një nga sfidat më të bukura dhe më të rëndësishme që ta bëj Vlorën me një aeroport ndërkombëtar. Kështu vijmë sot në këtë moment kur unë marr frymë i lehtësuar nga kjo barrë, që për fat të mirë jam deputet në Vlorë, por edhe për fat të keq jam deputet në Vlorë. Fati i keq është se dihet padurimi proverbial i vlonjatëve që kthehet në torturë kur nuk ke gjë në dorë dhe shënjestrohesh si gënjeshtar, mashtrues, si njeri që harron atë që premton, shënjestrohesh si manipulator, thjesht si një krijues videosh 3D, dhe kur ti e di se cila është e vërteta, fjalët e shpjegimet nuk bëjnë një punë të madhe.

    Sot ne kemi fituesit dhe jam i lumtur që baza e këtij konsorciumi është një kompania e famshme, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që do ta ketë mundësinë të provojë atë që prej kohësh ka dëshiruar ta provojë dhe atë që prej kohësh më ankohet mua që si s’mu dha mundësia që unë të investoj në Shqipëri, të lë gjurmën time në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve...
    Lajme27 Prill 2024
    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Mijëra protestues pro-palestinezë kanë nisur të marshojnë në qendër të Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Marshimi,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.Krasniqi thotë se Meja...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se problemit të mbeturinave i ka ardhur fundi. Rama përmes një video të...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët...
    Lajme27 Prill 2024
    Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi – të koordinuar me Borell dhe QUINT Ish-presidenti i Sllovenisë,...
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.