×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga AAK, tregojnë a do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë deputete për herë të tretë në Kuvendin e Kosovës dhe që e fiton mandatin pa kuotë gjinore.

    Ajo ka thënë se rezultati që mori partia e saj nuk është i kënaqshëm, por se pranimi i tij edhe nga partitë tjera është pozitive për demokracinë e Kosovës.

    “AAK-ja në raport me partitë tjera e ka ruajtur njëfarë kontinuiteti dhe ka arritur t’i ketë tetë deputetë”.

    Kadriaj ka njoftuar se vendimet e reja do të merren në AAK pasi të certifikohen rezultatet, përfshirë këtu edhe nëse do të japin votën për Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin presidente.

    “Ne mundemi me pasë qëndrime kundër, por deputetët veprojnë në bazë të asaj që vendos Kryesia dhe strukturat e partisë. Të gjitha vendimet e AAK-së nëse do të qëndrojë në sallë kur zgjedhet presidenti apo votohet qeveria, varet prej vendimit që merr kryesia e partisë. Do të ketë takime dhe do të diskutohen të gjitha çështjet. Ne të gjithë deputetët veprojmë konform vendimeve që merr Këshilli Drejtues”.

    Ajo në Edicionin Special tha se partia fituese është përgjegjëse për sigurimin e numrave dhe se për këtë duhet angazhuar.

    “Është detyrë dhe obligim i atij subjekti që të angazhohet për këtë. Jemi në fillim të certifikimit dhe besoj nesër pas ankesave do të ketë lëvizje në këtë drejtim”.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar Zyra e...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i...
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.