×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje, fajtore partitë që nuk rrinë në sallë kur votohet presidenti

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se në rast se vendi shkon në zgjedhje në pamundësi që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin, atëherë barra e përgjegjësisë bie mbi partitë që humbën zgjedhjet.

    “U mbetet partive politike, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, nëse duan të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti. Përgjegjësinë për çuarjen në zgjedhje e kanë partitë opozitare sepse fituesit i kanë 61 votat e nevojshme. 80 deputetë duhet të qëndrojnë në sallë dhe s’e kuptoj arsyen se pse LDK-ja s’duhet të qëndrojë në sallë nëse zgjedhet Vjosa Osmani kryetare e Kosovës”.

    Por, shkuarja në zgjedhje nuk do t’iu shkojë për shtati pikërisht partive që humbën zgjedhjet, sipas Gashit.

    Ai në Rubikon tha se Vetëvendosje s’ka asnjë arsye që të takohet me parti të tjera dhe të negociojë as për zgjedhjen e qeverisë, as për zgjedhjen e presidentit.

    “Kanë të drejtë kur thonë se kanë bërë koalicion, sepse janë dy subjekte. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se janë parti qendër që anon ka e majta. Ndërsa, Lista Vjosa Osmani, me të cilën kanë nënshkruar koalicion synon të strukturohet si subjekt politik që është qendër që anon ka e djathta. Mbetet të shihet se si do të bëhet ndarja e ministrive, por nëse i ndajnë ato dhe i marrin dy-tri ministri për të parë se cilat politika të djathta do t’i ndjekin ata”, deklaroi ai në Klan.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.