×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin pakënaqësitë brenda PDK-së

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të Partisë Demokratike të Kosovës e cila pësoi edhe një rënie më të madhe se sa në zgjedhjet e vitit 2019, kanë filluar pakënaqësitë e para brenda kësaj partie.

    Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka thënë se pretendimet për reformim të kësaj partie ranë poshtë në këto zgjedhje.

    “Zgjedhjet përfunduan, dikush humbëm e dikush fituan. Pretendimet për reformim dhe ndryshim  të PDK-së ranë posht. Me të njëjtin grup parlamentar (kryesi të partisë), që brenda një viti e sollëm partinë në 16.9%, duke humbur rreth 35 mijë vota, pothuajse me të njëjtin grup do “luftojmë” përsëri, me ndonjë përjashtim të vogël”, ka thënë ai.

    Po ashtu ai ka kundërshtuar edhe listën e kësaj partie me të cilën garoi në zgjedhje, duke thëne se PDK-ja po e mashtron veten.

    “Fytyra e një partie opozitare është grupi parlamentar i saj, dhe aty është dashur të reflektohen përpjekjet tona për reformim të partisë. Të pretendosh që me të njëjtat resurse që ke pësuar debakël të marrësh rezultat pozitiv, është mashtrim i vetvetes”, ka deklaruar Cakolli./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...
    Lajme03 Maj 2024
    U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës....
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.