×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori i BQK-së: Përkundër pandemisë, Kosova tregoi stabilitet financiar

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë që ka goditur shumë sektorë, Kosova ka treguar se ka qëndrueshmëri financiare.

    Mehmeti në edicionin qëndror të lajmeve të RTK-së, tha se sektorët financiar në vend kanë pasur trend pozitiv dhe kjo është arritur falë një menaxhimi të mirë.

    Ai bëri me dije se ka diskutime që të gjendet një zgjidhje e përhershme për problemin me Kartonin e Gjelbër.

    Guvernator, tash një vit po përballemi me pandeminë, sa ka arritur Kosova të  ketë qëndrueshmëri financiare?

    Mehmeti: Përkundër zhvillimeve jo të favorshme ekonomike të shkaktuara nga pandemia, sistemi financiar në Kosovë vazhdon të ketë qëndrueshmëri të lartë në të gjitha segmentet e saj. Nëse e shohim sektorin bankar si  komponent kryesor të sektorit financiar karakterizohet me kapitalizim të lartë, ku mjaftueshmëria e kapitalit është mbi minimumin e kërkuar rregullativ, poashtu është likuid dhe raporti i likuiditetit shënon 39.8%, që është larg mbi minimumin e kërkuar rregullativ dhe gjithashtu ka një cilësi të mirë, ku kreditë e kqija shënojnë 2.7% të cilat janë mirë të provizionuara. Në cilësinë e portfolës kreditore kontribut të rëndësishëm kanë dhënë gjithashtu edhe masat që janë ndërmarrë nga Banka Qëndrore, por edhe nga bankat komerciale në adresë të huamarrësve, të cilat i janë ekspozuar rrezikut. Gjithashtu zhvillime pozitive kemi edhe në sektorët e tjerë financiar përfshirë Fondin Pensional të Kosovës, i cili përkundër që në fillim të vitit 2020 pat kthim negativ, gjatë vitit është rikuperuar dhe më pastaj arriti të ketë një kthim pozitiv. Zhvillime pozitive kemi edhe në sektorin e sigurimeve, që është një sektor që është përcjellë me probleme ndër vite por megjithatë në vitin që shkoi arriti që të ketë një performancë pozitive. Gjithashtu është punuar shumë në adresimin e një cështje, që është e kahmotshme me të cilën jane duke u ballafaqur bashkëatdhetarët tanë që ka të bëjë me Kartonin e Gjlerbërt, dhe jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të gjejmë një modalitet për zgjidhjen e këtij problemi. Këtu kemi një problem politik që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por jemi duke u munduar që të gjejmë një vend mik i cili do të bëjë shitjen e Kartonit të Gjerbërt që e mbulon territorin e Kosovës dhe të bëjmë një zgjidhje të përhershme për bashkatdhetarët tanë që vijnë por edhe për ata që dalin nga Kosova.

    Cilat ishin hapat që morët si BQK, për të tejkaluar sa më lehtë problemin e pandemisë, e cila ka ndikuar negativisht shumë, në sektorin e ekonomisë?

    Mehmeti: Banka Qendrore që nga fillimi i pandemisë, nga marsi ka qenë shumë proaktiv në marrjen e masave, krejt kjo është bërë me qëllim të ruhet likuiditeti edhe i bizneseve edhe i individëve, fillimisht duke e hequr ose bërë shtyerjen e pagesës së këstit të kredive dhe më pastaj duke e bërë rikontruktimin e kredive dhe tash së fundmi kemi marrë edhe një udhëzim, që ka të bëjë me rikontruktimin e kredive. Krejt kjo ka bërë që me qëllim të  shpërndahet barra e kredimarrësve në një periudhë më të gjatë kohore. BQK do të jetë proaktiv në marrjen e veprimeve me qëllim që të ndihmojë rikuperimin e ekonomisë  së vendit dhe gjithashtu duke e ruajtur stabilitetin financiar.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2024
    Ish-diplomanti në Gjermani, Blerim Canaj ka thënë se disa shtete të Quint-it po lobojnë që Kosova të implementojë draftin e Asociacionit, kjo...
    Lajme29 Prill 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë. Këtë për Express e...
    Lajme29 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se edhe Franca edhe Gjermania, e bënë të qartë se Kosova, pa themelim të Asociacionit s’ka anëtarësim...
    Të tjera
    Sport29 Prill 2024
    "Bayern Munich është një ekip i paparashikueshëm, ka thënë trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.  Dy skuadrat ndeshen të martën në ndeshjen...
    Lajme29 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se pritet të ketë skenare të ngjashme sikurse sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë,...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel. ”Policia e...
    Lajme29 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor të titulluar...
    Lajme29 Prill 2024
    Edon Cana, ish-ambasador në Bullgari, ka thënë se në raportin e Dora Bakoyannis për anëtërsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës një...
    Lajme29 Prill 2024
    Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni. Lajmin për Front Online e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.