×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Sateliti zbulon vendin ku Koreja Veriore mban armët bërthamore?

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Një video e re satelitore e marrë nga CNN pretendohet se zbulon se Koreja e Veriut ka marrë masa për të fshehur një strukturë që shërbimi i inteligjencës amerikane beson se shërben si një depo për armët bërthamore.

    Pamjet mund të detyrojnë kritikët e administratës së presidentit të SHBA Joe Biden, i cili, sipas mendimit të tyre, duhet të përcaktojë një strategji të qartë se si të trajtohet udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, raporton CNN.

    Fotoja satelitore është realizuar më 11 shkurt dhe është analizuar nga ekspertë të Institutit Middlebury në shtetin Vernmont.

    Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ndërtoi struktura të reja në Yongdoktong në vitin 2020 dhe studiuesit thonë se ajo u bë me synimin për të fshehur hyrjet në tunelet që çojnë në depon e armëve bërthamore.

    “Fotografitë tregojnë dy hyrje të tunelit në vitin 2019 dhe një ndërtesë të re në atë vend në 2021”, tha Jeffrey Lewis, një profesor në Middlebury për studime ndërkombëtare dhe një specialist i inteligjencës.

    Yongdoktong më parë ishte shënuar nga shërbimi amerikan i inteligjencës si një vend ku ruhen armët bërthamore dhe besohet se ajo përdoret akoma për atë qëllim, tha një oficer amerikan i inteligjencës në kushte anonime për CNN.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rriti presionin ndaj Hamasit të mërkurën për të pranuar propozimin e fundit për një armëpushim me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.