×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edhe katër milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion të amerikanëve

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Prej ditës së martë fillon shpërndarja e vaksinës së tretë të miratuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara. Sipas një zyrtari të lartë të administratës rreth 4 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson do të jenë në dispozicion prej mëngjesit të së martës krahas dy vaksinave të miratuara më parë, ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna-s.

    Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson pritej me padurim nga zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kryesisht për faktin se ajo përdoret me një doze të vetme. Por zyrtarët u kanë kërkuar amerikanëve të marrin cilindo vaksinë që është në dispozicion për ta, duke përsëritur se të treja janë të sigurta dhe efektive.

    Sipas të dhënave nga një studim që përfshinte tre kontinente vaksina e kompanisë Johnson & Johnson është 85% efektive kundër sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID. Ajo ofron mbrojtje edhe në vendet ku po përhapet varianti i Afrikës së Jugut.

    Kompania Johnson & Johnson po kërkon gjithashtu autorizim për përdorimin të vaksinës në Evropë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Prej fillimit të pandemisë rreth 28.6 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 513 mijë kanë humbur jetën. Ndërkohë një studim ndërkombëtar tregon se në disa vende ka një prirje në rritje për marrjen e vaksinës, raporotn VOA.

    Studimi i firmës “Kekst CNC” tregon se 89% e britanikëve janë tani pro-vaksinimit, krahasuar me 65 për qind në shtator të vitit të kaluar. Në Suedi 76 për qind janë në favor, krahasuar me 51 për qind në shtator. Sipas studimit, 68 për qind e meshkujve në mbarë botën e mbështesin vaksinimin, por mes grave kjo shifër është më e ulët, 55 për qind.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.