×
  • Lajme
  • Lajme

    Minatorët e Trepçës sërish në grevë pasi nuk morën pagat: Jemi lodhur, do nisemi në këmbë drejt Prishtinës

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Rreth 1mijë minatorë të minierës Trepça në Stantërg, por edhe të minierave të tjera të Trepçës, kanë ndërprerë punën sot dhe po qëndrojnë në hapësirat e restorantit të këtij kombinati, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre për pagat.

    Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, ka bërë të ditur për KosovaPress se një pjesë e punëtorëve kanë marrë 70 për qind të pagave të janarit, ndërsa një pjesë tjetër nuk kanë marrë fare.

    Sipas tij, tani punëtorët është dashur t’i marrin pagat për muajin shkurt, të cilat po ashtu nuk janë ekzekutuar.

    Ai theksoi se nëse nuk ka ndonjë përgjigje pozitive rreth kësaj çështje nga ana e institucioneve, punëtorët do të nisen në këmbë në Prishtinë.

    Osmani: 1 milion e 700 mijë euro janë ndarë prej qeverisë, dikush po bënë pengesë

    “Nuk janë paguar pagat e janarit, një pjesë i kanë marrë 70 për qind, kurse një pjesë nuk i kanë marrë fare. Tash erdhi koha edhe pagën e shkurtit me marrë në mars. 1 milion e 700 mijë euro janë ndarë prej Qeverisë së Kosovës, që dy javë janë nënshkruar (dokumentet) të gjitha dhe dikush po bënë pengesë. 770 punëtorë i ka Trepça me flotacion edhe 300 janë në Kishnicë, të cilët na kanë përkrahur sepse edhe ata nuk janë duke punuar, do të thotë afërsisht 1 mijë punëtorë nuk janë duke punuar. Në qoftë se nuk marrim përgjigje pozitive, minatorët vetë marrin iniciativë ndoshta shkojnë edhe në Prishtinë për të lypur sqarim ku është pengesa”, ka thënë Osmani.

    Edhe Ismajl Haxha, minator, paralajmëroi nisjen në këmbë të punëtorëve në Prishtinë, duke thënë se punëtorët janë lodhur duke kërkuar të drejtat e tyre.

    Haxha: Jemi lodhur çdoherë me pritje e greva për të drejtat tona

    “Jemi lodhur çdoherë me pritje dhe greva për të drejtat tona. Ka mundësi që në marrëveshje me këshillin organizativ, të shkojmë në këmbë në Prishtinë”, tha Haxha.

    Në anën tjetër, Nexhat Dedia, u.d. i drejtorit të minierës me flotacion Trepça ka sqaruar burokracinë dhe neglizhencën e disa njerëzve të caktuar, nga e cila tha se po dëmtohet kjo ndërmarrje.

    Ai përmendi punën e madhe të këtyre punëtorëve duke potencuar se vetëm për muajin shkurt janë nxjerr 13 mijë tonë xehe, që sipas tij, është rekord.

    Në bazë të informacioneve, Dedia u shpreh se ka mundësi që të martën të realizohen pagat për të gjithë punëtorët.

    Dedia: Premtimet janë se nesër do të lëshohen mjetet

    “Është organizuar një grevë, arsyeja është se me datë 16 shkurt është nënshkruar një marrëveshje për subvencione me qeverinë dhe ende nuk kanë dalë mjetet. Për shkak të burokracisë së tyre dhe neglizhencës së njerëzve, të qëllimshme apo të paqëllimtë nuk e di, por këto vonesa po na shkaktojnë dëme edhe neve në prodhim. Ne duke falënderuar punëtorët kemi arritur këtë muaj të nxjerrim 16 mijë tonë xehe që është rekord. Unë besoj se faji nuk është tek ne, as tek minatorët, por faji drejtpërdrejtë është te qeveria tash për tash. Unë kam kontaktuar me kryeshefin, ai ka kontaktuar me ministrinë, i cili më tha se nesër në ora 10:00 lëshohen mjetet në konto të Trepçës. Ne biseduam edhe me minatorët, ju treguam për zgjidhjen, por minatorët janë të vendosur që deri sa të dalin mjetet të mos punojnë”, theksoi Dedia

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjatë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian , ka folur për procesin e zgjerimit...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në akademinë përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve,...
    Lajme02 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.