×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tregon arsyen pse i është futur politikës

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Lutfi Haziri i LDK-së është ndër emrat më të njohur në skenën politike, por që politika nuk ishte dëshirë e tij, madje ai tha se këtë më shumë e sheh si imponim.

    Ai tha se ëndrra e tij nuk ishte politika dhe se ka qenë e imponueshme një zgjedhje e tillë.

    “Unë kam 14 vjet që kam vendos me jetu në Kosovë, që nuk kam pas alternativë as opsion. Kur jam nda prej prindërve dhe kam vendos me jetu në Kosovë ata kanë jetu në Zvicër unë nuk kam ardh për motive tjetër, unë kam ardhur me jetu me gjyshen time, me familjen time këtu dhe natyrisht që lidhja me veprimtarinë e babës tem në emigracion dhe e gjyshit tim në luftën e ll botërore, dhe e stërgyshit tim gjatë kohës së perandorisë, neve na ka bo që lidhshmëria jonë me kauzën edhe me politikën është detyrë.

    Ndoshta arsimtar apo çfarëdo drejtimi tjetër ushtarak, fëmijët i kanë ëndrrat e veta por kjo ka qenë jo zgjidhja ime e politikës, ka qenë e imponushme dhe besoj që për një gjeneratë të madhe të njerëzve që unë i njoh politika ka qenë imponim nuk ka qenë zgjedhje”, tha Haziri në emisionin No Filt të ATV-së.

    Ai po ashtu tha se ka plotë arsye që do të hiqte dorë nga politika.

    “Arsye ka plotë. Mund të ketë plotë. Jam realizu politikisht kam realizu ëndrrat dhe idealet e mia që kam pas lidhur me të drejtat, me lirinë, me pavarësinë e vendit, me atë që Kosovë është dhe ka mrri. Çdo arsye e shëndoshë mund të më rehaton të më pushon, dhe të jem i qetë në jetë në jetën private dhe në tërheqje politike nëse vjen deri të ajo”.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.