×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rritja e rasteve të reja me COVID-19, shkaktare fushata zgjedhore e varianti i ri”

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë është rritur ditëve të fundit. Për rritjen e rasteve thuhet të ketë ndikuar fushata zgjedhore e varianti i ri i COVID-19.

    Numri i rasteve të reja të infektuara me COVID-19 po vazhdon të rritet në Kosovë.

    Për këtë rritje të rasteve të reja po vlerësohet të ketë ndikuar fushata zgjedhore e varianti i ri anglez i COVID-19.

    Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë për Express se statistikat e fundit të cilat paraqesin rritje të rasteve të infektuara me COVID-19, tregojnë se situata në vend ende është e rëndë.

    Ai ka thënë se për këtë rritje të rasteve ka ndikuar fushata zgjedhore e varianti i ri i koronavirusit.

    “Në ditët e fundit kemi pasur rritje të infektimeve. Krejt këto shifra tregojnë një trend të infektimit të rëndë. Situatën e kemi të brishtë dhe e kemi një tendencë të rritjes së numrit të infektimeve. Kjo është për shkak se javëve të kaluara ka pasur grumbullime e tubime të partive politike ku personat e pranishëm nuk kanë mbajtur maska. Një faktor tjetër është se në vendin tonë është identifikuar edhe varianti i ri i COVID-19. Edhe kjo shfaqje e një variant të ri të një koronavirusi e mundëson një rritje të numrit të rasteve”, ka theksuar ai.

    Ramadani po ashtu ka thënë se as masat mbrojtëse ndaj COVID-19 nuk janë duke u respektuar sa duhet.

    Ndërsa, ai është shprehur që në këtë situatë, këto masa duhet të jenë edhe më rigoroze.

    “Masat nuk po zbatohen në nivelin e duhur dhe unë mendoj që këto masa janë të gjysmuara ose fare të implementuara. Qytetarët nuk po janë mjaftë të vetëdijshëm që ende nuk e kemi kaluar pandeminë dhe nuk po janë shumë të kujdesshëm për shëndetin e tyre e të familjarëve të tyre. Unë mendoj që këto masa duhet të shtrëngohen në mënyrë rigoroze”, ka shtuar ai.

    Derisa po përballemi me shifra të larta të infektimeve, Ramadani ka thënë që është e nevojshme që Kosova të furnizohet sa më shpejt me vaksina, e të filloj vaksinimi i qytetarëve.

    Për këtë, ai ka thënë se duhet të punojnë organet shëndetësore e Qeveria, pasi numri i infektimeve është shumë i lartë për një vend si Kosova.

    “Që sa kohë po flitet për vaksinën anti-COVID, por nuk ka gjasë që ta fillojë vaksinimi këtë muaj, gjë që do të ishte shumë i rëndësishëm që uljen e numrit të të infektuarve. Organet kompetente shëndetësore e Qeveria duhet të punojnë në këtë drejtim që të zvogëlohet numri i infeksionit dhe vdekshmërisë, që për vendin tonë të vogël është numër mjaft i madh”, ka thënë ai tutje.

    Ramadani ka thënë se nëse nuk intervenohet me vaksinim të popullsisë e masa më rigoroze, Kosova mund të përballet edhe me një valë të tretë të COVID-19.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Ministria e Arsimit po e shet për risi “paaftësinë e menaxhimin” me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë. Ai tha se për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar...
    Sport12 Shtator 2024
    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë u bë temë debati në javët e fundit për shkak të gjendjes së saj të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.