×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës?

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton koronavirusi.

    Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Deri më tani ky shtet ka marrë, 1.9 milion doza të vaksinave kundër COVID-19.

    Në Shqipëri, po ashtu ka nisur vaksinimi më 11 janar dhe tani arritja e kontingjenteve të dozave të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer, bëhet pothuajse çdo javë.

    Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi ka nisur më 17 shkurt me 4.680 dozat e vaksinës së Pfizer/BioNtech, që i janë dhuruar nga Qeveria e Serbisë.

    Ngjashëm edhe Mali i Zi ka nisur vaksinimin në muajin shkurt me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, që e ka përfituar si donacion nga Serbia. Ky shtet deri më tani ka marrë 7.000 doza të Sputnik V.

    Por, çfarë ndikoi që Kosova të mbetet ende pa vaksinë?

    Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore,  thotë se Kosova stagnoi në marrjen e vaksinave edhe për shkak të ekonomisë së dobët si dhe për shkak të paaftësisë lobuese.

    “Ne kemi rrëzuar qeverinë në mars të vitit të kaluar, duke krijuar një jostabilitet shumë të madh në shtetin tonë. Kjo është bërë në një kohë kur na është dashur t’i mbledhim të gjitha forcat, jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, sepse lobimi për vaksinë nuk është i varur nga një ministri, por është një bashkëpunim ndërministror. Është dashur të ketë lobim më të mirëfilltë me kompanitë private dhe me shtetet tjera, që nëse nuk arrijmë ta blejmë (vaksinën), ta marrim si donacion”, thotë Xhemajli.

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte paralajmëruar se në muajin shkurt vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë.

    Por, sipas saj, janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikuan në mosarritjen e vaksinës deri më tani në Kosovë.

    “Na ka penalizuar në këtë situatë edhe fakti që nuk jemi anëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thotë Xhemajli.

    Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

    Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

    Por, ky nivel ekonomik që ka Kosova, për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nuk ishte problemi për të marrë vaksinën.

    Ai tha  se derisa vendet e rajonit kanë arritur ta sigurojnë atë, dështimi i Kosovës është brenda.

    “Mjetet kanë qenë të buxhetuar. Mendoj që është dashur të kemi një qasje tjetër negociuese, t’i shfrytëzojmë disa kontakte, rrjete të bashkëpunimit, në mënyrë që të kishim së paku dozat e para”, thotë Rukiqi, duke shtuar se çdo vonesë në fillimin e vaksinimit, do të shkaktojë dëme në rikuperimin e ekonomisë.

    Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha se shtetet që janë industrialisht të zhvilluara, kanë bërë zotimin e mjeteve në momentin kur ka filluar prodhimi i vaksinën, derisa këtë nuk e ka bërë Kosova, pasi që është mbështetur në programin e COVAX-it.

    “Kosova ka para të ndara për blerje të vaksinave përmes mbështetjes së Bankës Botërore, që janë të dedikuara për blerjen e dozave shtesë, krahas asaj që vijnë nga COVAX-i”, tha Humolli.

    Për kryetarin e Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, paratë nuk kanë qenë problem, që Kosova ta marrë vaksinën, por sipas tij, për një gjë të tillë nuk është lobuar si duhet.

    “Më shumë jemi marrë me politikë në këtë pandemi. Partitë politike nuk kanë pasur asnjë strategji se si të dalin nga kjo situatë. Në momentin kur e kanë parë që pandemia është, është dashur të targetohen prodhuesit eventualë të vaksinës sepse dihet se dikush do ta prodhojë dhe në këtë mënyrë politika ka dështuar”, tha Syla për REL.

    Muaji shkurt ishte thënë në vazhdimësi nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemja se do të jetë muaji kur vaksina do të arrijë në Kosovë, por kjo ende nuk ka ndodhur.

    Hoti, në një takim të mbajtur më 26 shkurt me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Zemaj, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar se janë në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave.

    Isme Humolli nga OBSH-ja ka thënë  se në ditët në vijim, në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga COVAX-i. Ky kontingjent, sipas saj, do të ketë 9.600 doza.

    Kosova pritet të marrë nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.